I akuzuar se do vriste me topa ushtrie Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun

0
249
blank

Djali 20-vjeçar që u dënua me 20 vjet burg për “vepra terroriste” ndaj përfaqësuesve të pushtetit dhe arratisje në Jugosllavi, që akuza mendonte se po përgatitej t'i kryente. Iu kthye edhe një herë qelive të burgut, në fund të vitit 1990, këtë herë për pak muaj, pasi u arrati të arratisej realisht në Jugosllavi, por u kthye nga jugosllavët

 

Akil Mark Kurbini (1942-2011) ishte vetëm 20 vjeç kur u akuzua për një vepër që mund të ishte buja e kohës, vrasjen e dy njerëzve më të njohur të udhëheqjes komuniste, sekretarin e parë të Komitetit Qendror të Partisë së Punës, Enver Hoxha dhe kryeministrin Mehmet Shehu. Akili ishte me origjinë shoqërore të mesme, me profesion arsimtar. Në kohën e ngjarjes ishte ushtar i Repartit Ushtarak nr.3915 Vlorë.

Dënimi i parë

U arrestua më 10.10.1962. U akuzua në bazë të neneve 64 dhe 67 në kombinim me nenin 10 të Kodit Penal, për “vepra terroriste” ndaj përfaqësuesve të pushtetit dhe arratisjen në Jugosllavi. Sipas akuzës qysh prej vitit 1956 (14 vjeç domethënë) kish krijuar shoqëri me “elementë armiq të pushtetit popullor”, me të cilët dëgjonte dhe komentonte radiot e huaja. Kish dashur të arratisej, por pa mundur ta realizojë këtë. Për kohën që kryente shërbimin ushtarak, me ushtarë të tjerë, kish biseduar për arratisje. Përveç këtyre akuzohej se nëpërmjet topave do bënte atentateve kundër Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, kur ata do të vinin në Vlorë, veprim ky që ngeli në faqen e përgatitjes, d.m.th. krejt pa asnjë provë. Midis të tjerash, në vendimin e gjykatës thuhej: “Krimet përgatitore për të kryer i pandehuri, janë të natyrës së rëndë dhe me rrezikshmëri shoqërore të theksuar, pasi synojnë cenimin e pavarësisë së vendit, sigurimit të jashtëm dhe të brendshëm të Republikës sonë Popullore. Po kështu dhe vetë i pandehuri paraqet rrezikshmëri shoqërore të theksuar, pasi veprimtarinë armiqësore e kryen në një moment kur ai ndodhet në radhët e forcave të armatosura, i ngarkuar për mbrojtjen e territorit të Republikës Popullore, njëkohësisht me anën e kësaj veprimtarie, i pandehuri është munduar të infektojë dhe të tjerë luftëtarë me qëllim t’i hedhë në rrugën e tradhtisë ndaj atdheut”.

Gjykata Ushtarake Gjirokastër, me veprim në Vlorë, me vendimin nr.8, datë 23.2.1963 e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë dhe heqjen e të drejtës zgjedhore për 5 vjet. Nga efekti i dekretit nr.3603, datë 23.11.1962, dënimi iu zbrit në 20 vjet e 10 muaj heqje lirie. U lirua më 15.11.1982 nga Reparti nr.303 Spaç.

blank

Dënimi i dytë

U arrestua më 29.11.1990. U akuzua në bazë të neve 127 në kombinim me nenin 13 të Kodit Penal. Mundi të arratisej në Jugosllavi më 29.10.1990 së bashku me shtetasit: Hilë Palaj, Leze Palaj, Ardian Shyti, por pala jugosllave i ktheu në kufi nga Qafa e Prushit. Gjykata e Rrethit Tropojë, me vendimin nr.1, datë 11.1.1991, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 1 vit heqje lirie. U lirua më 1.4.1991 me dekretin nr.7488, datë 29.3.1991 të Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here