Dhjetor 1969/ Gjyqi ndaj Raif Elezit dhe 10 kuksianëve të tjerë

0
300
blank

Gjyqet popullore dhe dhuna e “masave punonjëse” ndaj njerëzve të pafafjshëm të akuzuar për agjitacion e propagandë

Një shfaqje brutale e sjelljes së "masave të gjëra punonjëse" në një gjyqin politik në Kukës, sjell në vëmëndje dhunën e pashëmbullt të diktaturës komuniste ndaj shqiptarëve të pafajshëm. Është rasti i “grupit armiqsor” të Kukësit, dhe gjyqi i zhvilluar ndaj tyre. Janë rreth 11 kuksianë që akuzohen për zgjitacione  propagandë kundër regjimit komunist dhe përpjekje për të organizuar kryengritje për rrëzimine pushtetit popullor. Në fotografi shfaqen “masat punonjëse” që tërheqin zvarrë prej rrobave Raif Elezin, njëri prej të dënuarve të këtij grupi. Një buletin sekret i ish-kryetarit të  Degës së V të Sigurimit të Shtetit, informon udhëheqjen e lartë të PPSH dhe personalisht Komunistin Hysni Kapon për zbulimet, arrestimet dhe dënimet që janë bërë në vitin 1970.

Buletini sekret i sigurimisit

Republika Popullore e Shqipërisë sekret

Ministria e Punëvë të Brendshme ekzemplar nr. 1 drejtoria e parë tiranë më 12.6.1970 2415

Buletini nr.1 – Në muajin dhjetor 1969 përfunduan hetimet në drejtim të grupit armiqësor të rrethit Kukës, që përbëhej nga 11 të pandehur. Në muajin mars 1970, çështja u gjykua nga gjykata e rrethit Kukës, e cila në seancë të hapur gjyqësore dhe me pjesëmarrjen e masave punonjëse, demaskoi veprimtarinë e tyre armiqësore, duke dënuar të pandehurit: Raif Elezi me 15 vjet heqje lirie, Bajram Gjana me 13 vjet, Avdi Gjana me 9 vjet, ndërsa të tjerët me afate të shkurtra burgimi. Gjykimi provoi plotësisht se të pandehurit në bashkëpunim me njëri- tjetrin kishin zhvilluar agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor, duke diskutuar edhe për organizimin e një kryengritje të armatosur në rrethin e Kukësit, ishin përgatitur për të kryer akte terrori kundër Udhëheqjes së Partisë dhe të Shtetit e mbanin armë zjarri e lëndë eksplozive.

-Në këtë proces u implikuan 27 persona ndaj të cilëve, paralelisht me hetimin, mbasi u bë diferencimi, u bë këshillimi, u pyetën si dëshmitarë, u demaskuan dhe masa të tjera operative.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here