Vrasja e Xhemal Metës, si e tërhoqën zvarrë të vdekur nëpër Macukull

0
305
blank

Masakra mbi familjen patriotike të Macukullit dhe fjalët e nënës së tij kur e gjeti të lidhur për së vdekuri mu në mes të fshatit

Xhemal Sali Meta, u rrethua nga komunistët në krye të fshatit në Dejen e Macukullit pas perpjekjeve të gjata ndërluftuese, ku ai mbeti i vrarë. Ishte data 10 maj 1947.  Pasi u vra ai u u terhoq zvarre nga komunistët. Xhemal Meta mbahet mënd si një ndër figurat e ndritura te antikomunizmit ne Macukull.
Familja Meta banonë prej shekujsh në fshatin Macukull dhe është një nga familjet, që ka luajtur rol të rendësishëm në interes të komunitetit dhe të ceshtjet Kombëtare.  Xhemal Sali Meta ishte një nga luftëtarët e përpjekjes së shkallës së deshve në luftë kunder serbve. Ishte  nënpunës i gardës në kohën e Mbretit Zog, mori pjesë në luftë kundër italjanëve në luftën e Burrelit. Ka qenë një nga luftëtarët e luftës kundër komunizmi më 1944 në Macukull. Me pushtimin e komunizmit, doli në arrati bashkë me vëllain e tij Kurt Sali Meta në dejë të Macukullit, bashkë me Kolaj e Vadodaj, Saldocajt dhe luftëtare të tjerë të kësaj krahine deri 1947…
Më 10 maj 1947 u rrethua nga forcat komunistë në krye të fshatit në Dejen e Macukullit pas perpjekjeve të gjata ndërluftuese, mbetet i vrarë Xhemal Meta.
Kur komunistët urdhëruan macukllanët për ta marrë zvarrë deri në mes të fshatit, askush nuk pranoi ta terhiqte nga bashkëfshatarët. Por komunistët nuk u ngopën dhe e lidhen edhe të vdekur në kodër të fshatit. Aty u mblodhë i gjithë fshati. Duke u bërë presion rrethit të tij miqësorë se ata e kanë mbajtur me ushqim.

Thirrën nënën e tij, Korbe Meta, bijë e një prej familjeve me të mira në Macukull.Kur e sollën pranë kufomës, nuk e lanë t’i vinte dorën në ballë. Në atë moment ajo foli si një nënë trimëreshë: Djalë të mire te gjetsha në atë dynja se burrat e mirë vriten si ti dhe na nderove derën”.

Bashkëshortja Mexhitja, dy vajzat Nafia Servetja dhe djali i vetëm Skënderi u internuan pas vrasjes së Xhemalit. Ndërsa atë e varrosi fshati në një gropë me Hazis Sucin jo me shumë se 30 cm për ta përcmuar dhe përdhosur.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here