38 vepra madhore, ndërtuar gjatë regjimit falë gjakut dhe djersës së ish-të dënuarve polikë

0
293

Nga stadiumet, aeroporti, tharjet e kënetave, hapja e rrugëve, ndërtimi i uzinave dhe fabrikave,  e deri tek shfrytëzimi I paprecedentë I ish të burgosurve në minierat e kromit, bakrit, piritit, etj…

Pothuajse të gjithë veprat madhore, e më të rëndësishme  të ndërtuara gjatë periudhës së regjimit komunist janë realizuar nga puna e detyruar e ish të burgosurve politik dhe familjeve të internuara nga 1945-1991.

Një listë e gjatë e cila mund të plotësohet më tej falë kërkimeve të reja na rendit veprat kryesore në fushat më të rëndësishme të ndërtimti të vendit, ndërtuar me mundin dhe dhimbjen e mijëra të dënuarve politik që regjimi i Enver Hoxhës i trajtoi si skllevër për afro gjysëm shekulli.

Ja lista e tyre:

1945: Përfundimi i stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë

1945:Krijimi i fermës së Kamzës

1945-52: Tharja e kënetës së Maliqit

1946:Hapja e kanalit të Jubës në Qarkun e Durrësit

1946-52: Ndërtimi i aerodromit ushtarak të Kuçovës (me ndihmën e rusëve)

1949-51:Ngritja e fermës së Gosës, në rrethin e Kavajës

1950: Ndërtimi i  trasesë së hekurudhës Peqin-Elbasan

1950-52: Hapja e kanalit të Bedenit në rrethin e Kavajës

1950: Rruga automobilistike Gramsh-Lozhan

1950-53: Nxjerrja e mineralit të kromit në minierën e Bulqizës

1952-55: Kanali Peqin-Kavajë 50 km i gjatë

1952-54: Kanali i Valshukut në Fushën e Myzeqesë

1963-67: Ndërtimi i pallateve “Agimi”, në Tiranë

1955-56: Tharja e kënetës së Tërbufit

1955-57: Aeroporti i Rinasit

1955-56: Bonifikimi i fushës së Zadrimës dhe sistemimi i lumit Gjadër

1956-59: Fillimi i punimeve në kombinatin “Tekstil” të Tiranës

1959-61: Ndërtimi i Kombinatit Ushqimor, Tiranë

1960: Ndërtimi i stadiumit “Dinamo”

1960-63: Kombinati i Mishit dhe i Qumështit, Tiranë

1960-63: Bonifikimi i fushës së Thumanës

1960-63: Ndërtimi i 500 apartamenteve të bllokut “Puna”, Tiranë

1960-63: Ndërtimi i sanatoriumit të Shtetit, Tiranë

1963-65: Ndërtimi i Kombinatit të Auto-Traktorëve, Tiranë

1963-65: Ndërtimi i Uzinës së Shkrirjes së Bakrit, Rubik

1963-67: Uzina e Superfosfatit dhe e Acidit Sulfurik, në Laç të Kurbinit

1965-66: Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë

1966-68:  Fabrika e Çimentos në Elbasan

1967-90: Hapja dhe shfrytëzimi i minierës së bakrit dhe piritit, Spaç

1967-70: Ndërtimi i Uzinës së Pasurimit të Bakrit në Reps të Mirditës

1967-91:  Hapje tokash të reja dhe kanalizime në Fushën e Torovicës

1967-90: Punë bujqësore dhe kanalizime në Zejmen të Lezhës

1966-91:  Ndërtimi i një pjese të taracave në bregdetin e Sarandës

1967- 71: Ndërtimi i Kripores në Skrovotinë të Vlorës

1971-84:  Ndërtimi i uzinës së përpunimit të thellë të naftës në Ballsh

1977-87: Ndërtimi i Kompleksit Sportiv “Dinamo” në Tiranë

1982-90: Shfrytëzimi i minierës së bakrit e piritit, në Qafë-Bari të Pukës.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here