1967/ Gjak në telat e Repartit nr.303 Elbasan

0
146
blank

Në librin e tij “21 vjet burg komunist”, Uran Kalakulla i ka kushtuar Reshat Agos kapitullin “Vrasja e plakut të pëllumbave”. Ai shpjegon se ai kish qenë arsimtar, një njeri me edukatë, por edhe një patriot i madh. Urani e kish njohur në Repartin nr.303 Elbasan, në kohën kur të burgosurit ndërtonin fabrikën e çimentos. Reshati kujdesej për fidanët e njomë, por edhe për pëllumbat e atjeshëm. Pasi ishte mërzitur me jetën e burgut, kish vendosur ta ndërpriste atë në një mënyrë tragjike. Disa ditë para se të vritej, ai kish ndarë karamele për të burgosurit, duke u thënë se së shpejti "do lirohej, por jo nga qeveria, nga perëndia". Këtë mesazh të tij, askush nuk e kish kuptuar. Ato ditë ai i lutej Zotit vazhdimisht. Reshati kish zgjedhur të sakrifikohej me vetëdije, ta vrisnin në përpjekje sikur do arratisej, nëpërmjet një skene tejet të dukshme, por edhe gati terrori.

 

Në komunikatën ditore të MPB-së për këtë vrasje thuhej:

“Elbasani njofton se më 18.8.1967 ora 19.15, në Repartin nr.303 Elbasan, Reshat Ramadan Ago, vjeç 55 nga Berati, i dënuar me 20 vjet privim lirie për tradhti ndaj atdheut, në kohën kur të burgosurit lanë punën, ai është fshehur në vendin e punës. Mungesa e tij u konstatua dhe ai pas pak u pa nga roja duke tentuar të kalonte telin me një palë shkallë me qëllim arratisjeje. Roja i bëri thirrje për të ndaluar dhe pasi ai nuk u bind, por vazhdoi të ngjitej në shkallët e mbështetura në telin e rrethimit, roja e qëlloi me automatik dhe e la të vdekur në vend, në një distancë prej 40-50 metrash”.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here