Uran Kalakulla | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Uran Kalakulla |
Atësia: | Rasim |
Vendlindja: | Tiranë |
Datëlindja: | 8/7/1929 |
Profesioni: | Mësues, autor |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 27/5/1961 |
Akuza: | “tradhti ndaj atdheut” dhe “agjitacion e propagandë” |
Dënimi: | 25 vjet Burg |
Prokurori: | Sami Kapllani |
Vendimi: | nr. 113 |
Data e Vendimit: | 1962 |
Gjykatësi: | Llazi Polena |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Lindi më 8 korrik të vitit 1929, në Tiranë. U arrestua më 27 maj 1961 dhe më 11 gusht 1962, me vendimin nr. 113, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për “tradhti ndaj atdheut” dhe për “agjitacion e propagandë” dhe e dënoi me vdekje, pushkatim, konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme dhe me humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Më 3 shtator 1962, me vendimin nr. 121, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e la në fuqi vendimin e mësipërm. Me dekretin nr. 3572, datë 8 tetor 1962, të Presidiumit të Kuvendit Popullor, iu fal jeta dhe dënimi iu kthye në 25 vjet heqje lirie. Me dekretin nr. 3603, datë 23 nëntor 1962, dënimi iu zbrit në 21 vjet e 1 muaj burg, duke llogaritur dhe kohën që kishte fituar me punë. U lirua më 30 janar të vitit 1982.
Pas burgut, punoi në Shkodër rreth një vit si punëtor komunaleje. Më pas, u internua familjarisht për pesë vjet në zonën e Kryevidhit, ku ka punuar si punëtor bujqësie deri në fund të vitit 1988, kohë në të cilën u lirua nga internimi. Në vitin 1991, ka marrë pjesë aktive në krijimin e Shoqatës së të Dënuarve e të Përndjekurve Politike, në Tiranë dhe në Shkodër, si dhe në veprimtari të ndryshme politike për demokracinë në vendin tonë (Burimi: Familja).
Pas rënies së komunizmit, ai botoi disa libra me kujtime nga jeta në burg.