1949, dokumenti ku Enver Hoxha percakton menunë e tmerrshme për  të internuarit

0
1001
blank

“Të internuarve përveç bukës tu jepet edhe një kg supë në ditë…”. Kjo fjali, në vendimin e Këshillit të Ministrave me numër 476 i datës 5.10.1949 i vë vulën kushteve të jetesës në kampet e internimit të kësaj periudhe, ku një prej tyre ishte Tepelena, me shumicë dërrmuese fëmijë dhe foshnja.  Shkresa e firmosur nga Enver Hoxha nuk lë vend për ekuivoke. Ajo vërteton se deri në këtë periudha, pra deri në tetor 1949 të internuarve në këto kampe me tela me gjemba ju jepej vetëm bukë thatë. Prej tetorit 1949 në menunë e këtyre fatkeqëve, diktatori shton edhe një kg.supë në ditë, ku sipas buriemeve të tjera dokumentare e dëshmi të të mbijetuarve, në këtë supë kishte vetëm ujë dhe ndonjë kokërr fasule a bullguri me krimba. Asgjë tjetër. A mund të mbijetojë një foshnje me këtë regjim ushqimor?  A ishte kjo menu e zgjedhur me kujdes prej diktatorit, si thembra e Akilit në hakmarrjen e tij ndaj këtyre fëmijëve? Çfarë është më e rëndë se uria dhe mungesa e ilaçeve për një fëmijë? Më poshte dokumenti i marrë në AQSH,  fondi i Këshillit të Ministrave, viti 1949, dosja  234.

blank

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here