1946/U burgos se u shpreh kundër Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik

0
471
blank

Dikur përmendja për keq e “Jugosllavisë motër” përbënte vepër penale. Kjo u rregullua edhe me ligjin e fajeve kundër popullit dhe shtetit. Deri në daljen e këtij ligji në fund të vitit 1946, dënimet u dhanë mbi ligjin e gjykatave ushtarake. Sjellim një rast të dënimit të një personi se përmendi jo për mirë Jugosllavinë dhe Bashkimin Sovjetik.

Ali Zoto Alia, lindur në vitin 1920 në Sinanaj të Tepelenës, ishte me shërbim në komandën e rrethit të Mbrojtjes së Popullit në Durrës. U arrestua më 20.8.1946 sepse kishte përmendur për keq aleatët e Shqipërisë, Bashkimin Sovjetik dhe Jugosllavinë dhe ishte shprehur kundër reformave. U akuzua në bazë të neneve 14, 15, të ligjit nr.41, datë 14.1.1945. Gjykata Ushtarake Durrës me vendimin nr.s’ka, datë 18.10.1946 e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 5 vjet burgim, punë të detyruar dhe degradim.

Midis të tjerash në vendim thuhej: “I pandehuri megjithëse në armën e Mbrojtjes së Popullit, propagandon kundër reformave të mëdha të pushtetit popullor dhe aleatëve tanë të mëdhenj Bashkimi Sovjetik-Jugosllavia. Duke komentuar gazetën “Bashkimi”, i thotë rreshter Muqerem Asenit me bindje të plotë mbi fillimin e luftës së tretë botërore dhe përfundimin e saj në favor të imperialistëve. Publikimin e librave marksistë me shumicë dhe studimin e tyre ia nxjerr si fakt rreshterit të mësipërm se jemi të shitur te Rusia se detyrohet të lexojë po ato libra, se të vjetrat nuk i lënë, se nuk ka liri, etj. Komenton zbatimin e reformës agrare duke e nxjerrë të dëmshme për popullin. Thotë se pas zbatimit të reformës njerëzit do rrojnë si në ushtri, se kështu rrojnë edhe në Bashkimin Sovjetik ku është zbatuar kjo reformë.

Si element reaksionar dhe antikomunist, kërkon të gjejë dhe të bëjë për vete elementë të tij.  Kështu kur konstaton se ushtari Sulo Nelo është partizan i vjetër dhe pa grada, ky kërkon të bëjë këtë shok të tij duke dashur t’i ngjallë moskënaqësinë e gradës dhe t’ia tregojë si një padrejtësi të komandave më të larta, duke i thënë se “luftova 3 vjet dhe fitova palloshin”. (teksti është korrektuar nga ana gjuhësore). Aliu u lirua nga burgimi më 11.1.1951.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here