Shkurt 1948, si u pushkatuan 7 deputetë opozitarë të regjimit komunist

0
4395

Në fillim të shkurtit 1948 u ekzekutuan të dënuarit me vdekje në procesin e dytë ndaj grupit të deputetëve. Organizimi i këtij procesi është diskutuar edhe gjatë takimit të korrikut 1947 të E.Hoxhës me Stalinin. Sipas diktatorit të Shqipërisë, “lufta ndaj armiqve të brendshme zhvillohej e ashpër”, por çdo ditë dilnin “armiq të rinj”. Hoxha akuzon “dorën anglo-amerikane” dhe H.Fultzin.

Gjatë bisedës, del edhe fakti se do bëheshin dy gjyqe, një i hapur në shtator 1947, e tjetri i mbyllur në janar 1948. Ndryshe nga procesi i parë ndaj grupit të deputetëve, ku shumica nën presion të jashtëzakonshëm i “pranoi” akuzat, në procesin e dytë, shumica e të pandehurve nuk i pranoi ato, pavarësisht se u vu nën tortura të rënda.

U dënuan me vdekje, pushkatim: Riza Dani (63 vjeç, ish-deputet), Faik Shehu (48 vjeç, ish-deputet), Islam Radovicka (49 vjeç, ish-deputet), Syrja Selfo (35 vjeç), Uan Filipi (46 vjeç), Hilmi Hysi, (35 vjeç), Hasan Reçi (43 vjeç).

U dënuan me dënime të ndryshme: Arif Gjyli (ish-deputet), Isuf Hysenbegasi, Kostandin Boshnjaku (ish-deputet), Demir Kallarati, Bexhet  Shehu, Adem Beli, Hivzi Kokalari, Mestan Ujaniku, Halit Gjolena, Kamber Jaskollari, Ibrahim Hasani, Nexhmi Ballka.

Publikuar nga: Kastriot Dervishi

 

blank

Arif Gjyli pas torturave në hetuesinë komuniste

blank

Hasan Reçi pas torturave në hetuesinë komuniste

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here