Prena Mark Gjoka, 99-vjeçarja që ndërroi jetë mes telave me gjemba

0
1067
blank

Studiuesi Kastriot Dervishi publikon të dhëna të reja për të internuarit në kampin e Tepelenës

Mukades Habili është vajza 6-vjeçare (ose 8, sipas dëshmisë të së motrës) që ndërroi jetë në kampin e Tepelenës më 3 qershor 1949. Familja Habili kishte humbur në kampin e intrernimit në Berat një fëmijë tjetër, Nexhmijë Habili që ndërroi jetë në moshën 3-vjeçare. Një vit pas humbjes së Mukadesit, në kampin e Tepelenës, nënë Vathe Habili do të humbiste edhe djalin e saj Xhevatin, 9 vjeç (13 sipas dëshmisë së të motrës), më 8 gusht 1950. Fëmijët e familjes Habili humbën jetën në valët e sëmundjeve infektive që kishin pllakosur familjet e internuara në kampin e Tepelenës. Studiuesi Kastriot Dervishi ka zbuluar në arkivë dokumente të reja për kampin e Tepelenës, të cilat kanë vlerë të rëndësishme nisur nga fakti se për kampin e Tepelenës ka shumë pak dokumente.

blankNjë prej tyre është edhe fotografia, ku në qendër është bashkëshortja e Ramë Habilit, zj.Vathe, e bija, Mukadesi (djathtas në foto) që, sipas dokumenteve të zbuluara nga studiuesi Dervishi, ndërroi jetë  më 3.6.1949 në fshatin Turan dhe Xhevati (majtas fotos) që ndërroi jetë më 8.7.1950 në zonën e njohur të kampit të Tepelenës.

 

Në kampin e Tepelenës vuajtën dënimin me internim familje të kundërshtarëve të regjimit, të cilët ishin larguar nga Shqipëria sapo komunistët morën pushtetin ose të tjerë që ishin nëpër burgjet e diktaturës. Në kampin e Tepelenës kishte kryesisht gra dhe fëmijë, por kishte edhe të moshuar. Studiuesi Dervishi ka evidentuar nëpër dokumentet e kampit të Tepelenës se atje kishte ndërruar jetë një grua në moshën 99-vjeçare. Një rast i paprecedentë. Pa kryer asnjë krim, asnjë faj kundër askujt, 99-vjeçarja ishte detyruar të blanknisej nga Gjegjani i Pukës, të udhëtonte mes mundimesh me ditë të tëra për të shkuar në kampin e Tepelenës e për të vuajtur atje deri sa të mbyllte sytë

përgjithmonë.

“Më 19.10.1949, polic Kamberi njoftoi në komandë vdekjen e një të moshuare, e cila ishte 99 vjeçe. Sipas të dhënave, ajo quhej Prenda Mark Gjoka, lindur në vitin 1850, në Gjegjan të Pukës. Të dhëna më të plota për të vdekurit në kamp, në ditët në vijim”, shkruan Dervishi.

Studiuesi ka publikuar një listë me emra që kanë ndërruar jetë në kampin e Tepelenës, emra të pandeshur më parë nëpër dokumente.

blank“Emrat e mëposhtëm kanë vdekur në Kampin e Tepelenës në vitet 1949-1950 (data është përbri emrit). Kërkohet informacion në lidhje me moshën (për evidentimin e fëmijëve kjo) dhe origjinën e personave të mëposhtëm kush ka dijeni.

Informacioni kërkohet në kuadër të përpilimit të listës së personave të vdekur në Kampin e Tepelenës.

-Dodë Dedë Nikolla, 14.10.1949

-Mat Çuni 24.11.1949

-Luk Nik Laci (?) 8.12.1949

-Pashk Abili, 8.12.1949

-Mara Dod Prela, 8.12.1949

-Aishe Lamçe, 8.12.1949

-Bajram Kasati, 8.12.1949

-Gjon Prela, 3.1.1950

-Gjin Nikollaj, 3.1.1950

-Kujtim Bani, nga Mamurrasi, fëmijë; 15.12.1950

 

blank

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here