"Si e dogjëm fshatin Sinë në Dibër dhe pushkatuam 15 vetë në Mat"

0
753
blank

Gusht 1944/ Manush Myftiu: "Ne muarëm me një herë masa dhe për “raprezalje” dogjëm lagjen dhe pushkatuam 15 veta që zumë nëpër shtëpija ose rrugëve të katundit. Natyrisht kjo u bë vetëm këtu, dhe për arsye të pabesis e të tradhtis  së tyre..."

"...Një gabim ose më mirë devijim  i vijës së Partis ësht bërë për herë të parë në Brigadën t’onë që kur kemi kaluar në Veri në katundin Sina ku u dogjën pa asnjë arsye shtëpit e katundit vetëm për hakmarrje të shokve të vrar...", shkruan në raport Myftiu. 

Manush Myftiu, i cili ishte zv komisar i Brigadës së Pestë, në raportet e shumta që i dërgonte shtabit të përgjithshëm, në verën e 1944-ës,  ka dëshmuar një varg krimesh të kryera nga komunistët pasi brigadat partizane kaluan Shkumbinin dhe hynë për të mposhtuar me armë gjithë veriun e Shqipërisë. Raporti i datës 5 gusht 1944, flet për kalimin e kësaj brigade në Mat e Dibër, ku ata veç ekzekutimeve të shumta, kishin djegur edhe fshatra të tërë në shenjë hakmarrjeje pse mbështesnin forcat e Legalitetit.

Gjatë fushatës së tyre në Mat ai veçon pushkatimet e bëra në Kurdari.

"Populli i Matit nuk na priti me luftë, veçse në Gurë u përpoqëm me forca zogiste të komanduara nga Hafuz Hasa e Sal Llani, dhe në Lis me xhandarë. Gjat një përpjekje prej gati 2 ditë me forca gjermane që vinin nga Gryka për në Lis, Kurdaria, sidomos lagja Skënderaj na goditi mbas shpine, pasi na kish lajmëruar më parë se po të luftonim me gjermanët do të na godisnin. Ne muarëm me një herë masa dhe për “raprezalje” dogjëm lagjen dhe pushkatuam 15 veta që zumë nëpër shtëpija ose rrugëve të katundit. Natyrisht kjo u bë vetëm këtu, dhe për arsye të pabesis e të tradhtis  së tyre. Krerët qen Allamanajt...".

blank

Më tej, në raportin e tij, Manush Myftiu përmend edhe një ngjarje të rëndë ndodhur në Dibër në Fshatin Sinë, ku për hakmarrje pse dikush kishte shtënë mbi partizanët, kishin djegur e plaçkitur gjithë fshatin.

"...Një gabim ose më mirë devijim i vijës së Partis ësht bërë për herë të parë në Brigadën t’onë që kur kemi kaluar në Veri në katundin Sina ku u dogjën pa asnjë arsye shtëpit e katundit vetëm për hakmarrje të shokve të vrar...", shkruan në raport Myftiu.

blank

Djegien e fshatit Sinë, e ka dëshmuar edhe vetë Kadri Hazbiu në hetuesi, gjatë procesit të tij në tetor 1982. Dëshmia e tij në hetuesi më 26 tetor '82 është zbardhur e plotë në librin e studiuesit Kastriot Dervishi “Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja e tij”. Hazbiu citohet të këtë thënë në hetuesi:

“Duke hyrë në fshatin Sinë nga një shtëpi qëlluan dhe vranë një shok tonin, si dhe u plagos zv/komandanti i batalionit. Në këto rrethana unë kam urdhëruar të paralizohet personi që shtinte kundër nesh duke i vënë flakën kasolles. Sipas këtij urdhëri, iu vu zjarri kasolles dhe nga kjo arsye personi që ishte brenda doli jashtë e u vra nga partizanët. Shokët e tjerë të batalionit duke parë që po digjej kjo kasolle, pa ndonjë urdhër i vunë zjarr shtëpive të tjera të fshatit. Për këtë çështje unë jam thirrur nga komanda e brigadës dhe kam dhënë shpjegimet e sipërme për djegien e fshatit. Veprimi u quajt i gabuar dhe aksidental, por ndonjë masë për mua nuk u mor, pasi po atë ditë Brigada 4 dogji fshatin Fushë Alie pa pasur ndonjë shkak, mbasi në fshat hyri pa luftë..."

Persona përgjegjës për djegien e Sinës, të përmendur nga Kadri Hazbiu ishin Shefqet Peçi, Hysni Kapo, Hito Çako, Manush Myftiu, Et’hem Gjinushi, Delo Balili, etj.

Në të njëjtin libër, për djegien e Sinës, studiuesi Kastriot Dervishi veçon edhe këtë përshkrim, nxjerrë nga dëshmia e Delo Balilit: “Në fshat bëhej një masakër e vërtetë, vriteshin njerëz, rrëmbeheshin bagëti, ushqime, bile edhe plaçka e qilime, me pretekstin se këto i kishte marrë Halil Alia në Vlorë, një vit më parë.”

blank

Por komunistët nuk ishin mjaftuar me djegjen e fshatit. Ata siç raporton Manysh Myftiu, kishin vijuar edhe plaçkitjen në çdo shtëpi... "Qëndrimi i përgjegjsave ushtarak e politik ka qën shumë i keq, gjë që ka inkurajuar partizanët për të shkatërruar akoma më keq çfarë kish mbetur nga zjarri...", shkruan më tej në raport Myftiu, duke vijuar me detaje të tjera mbi veprimet politike e ushtarake të Brigadës V në Mat e Dibër.

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here