Kërkojnë të më marrin partizan me forcë...

0
781
blank

Kolë Terova, 48 vjeç, i gjendur mes dy zjarreve, kërcënimit të partizanëve nga një anë, por edhe me te vëllanë, i cili e kishte emrin si i kërkuar në listat e gjermanëve, ai përshkruan me detaje pozicionin e tij të vështirë si viktimë.

Ky dokument tregon qartë metodat e mobilizimit me forcë të shumë  shqiptarëve gjatë vitit 1944, por edhe arsyen e një vale të madhe dezertimesh të mëvonshme, ende pa mbaruar Lufta, pasi ata kuptuan se viktimë në këtë luftë nuk do të ishin pushtuesit por vetë shqiptarët dhe ata ishin kthyer me forcë  në një makinë vëllavrasëse.

Kolë Terova, ishtë 48 vjeç në fund të Luftës , ndërsa kishte marrë një varg thirrjesh kërcënuese për tu mobilizuar në rradhët e  partizanëve, në shtator 1944. Pas kërcënimeve deri edhe me jetë, ai vendos të shkruajë një letër, drejtuesve komunistë në Shtabin e përgjithshëm, ku zbulon gjithë tablonë e mobilizimit me forcë, të plaçkitjeve dhe djegjeve që ndodhnin në fshatra e qytete prej brigadave partizane, dhe terrorit, para të cilit gjendeshin shqiptarët e thjeshtë e të pafajshëm si ai, të cilët nuk kishin mundësi për shkak të moshës a sëmundjeve të dilnin në mal e të luftonin.  I gjendur mes dy zjarreve, kërcënimit të partizanëve por edhe si i kërkuar në listat e gjermanëve, ai përshkruan me detaje pozicionin e tij të vështirë si viktimë. Ky dokument tregon qartë metodat e mobilizimit me forcë të shumë  shqiptarëve gjatë vitit 1944, por edhe arsyen e një vale të madhe dezertimesh të mëvonshme, ende pa mbaruar Lufta, pasi ata kuptuan se viktimë në këtë luftë nuk do të ishin pushtuesit por vetë shqiptarët dhe se ata dashje pa dashje ishin kthyer me forcë  në një makinë vëllavrasëse.

Ja letra e tij:

15 shtator 1944

SHTABIT NACIONAL ÇLIRIMTAR

Unë i nënshkruari Kola Llazo Terova lindur në katundin Terovë dhe banues prej më shumë se 25 vjet në qytetin Korçë kam nderin t’Ju paraqit lutjen që vijon:

Sot më datë 15 Shtator 1944 dhe më ora 12 para dite mu dorëzua këtu në Korçë një letër e dërguarë prej Komandantit të Bataljonit Brig. XV Amdi Babanit të cilën po e përshkruaj tekstualisht si vijon:

“ V. F. L. P. 15/IX/1944 shokut Kostë Tërova”

Për mobilizimin që u bë në Tërovë Këshilla e Katundit Tërovë caktojë edhe për Kollan që të vijë ushtar qoftë se nuk vjen sot do t’ju merret malli bagtija shtëpija do tu digjet dhe juve do të shkoni drejt Gjyqit Popullit, shoku Amdi Babani Kom: Bat. Brig. XV. ”

gjitha’shtu me këtë datë mu dorëzua dhe një letër tjetër dërguarë nga shoku Pirro i cili ndodhet afron prej 2 vjet në katundin Tërovë si vijon:

“Vëllazëria Tërova qe kundër kur ka filluarë lëvizja Nazional Clirimtare e deri sot, familja tuaj nuku e ka ndimuhar luftën sic duhet sa u kemi hequr vërjtjen shumë herë por ju nuku ini bindur mos kujtoni se do ju heqim vërejtjen dhe tjetër herë jo! por do të arestoji dhe do të shkoni të gjykohjë pranë Shtabit. Në katundin t’uaj kanë ardhur bataljona partizane, e gjithë fshati ka hequr baza, i kanë larë, i kanë ndruarë, ju kanë bërë gjithë shërbimet, vetëm shtëpija t’uaj ka qëndruarë e ftohtë karshi luftës t’onë; baza ska hequr, partizanët nuk i ka larë as i ka ndruarë, sa herë janë bërë fushata në bukë e të tjera nuk kini dhënë po Ju lajmërojmë që të mos hiqni as një qillo fasule misër grurë, bar prej fshatit t’uaj duhet ta lini në fshat, kështu është urdhëri i Partisë, nuk duhet të shkojë as një koqe bereqet në shtrofkat ku sundun armiku “Nazizmi”; Në qoftë se nuku i përgjgji këtyre fjalëve merren masa të repta, lufta t’onë kërkon ndima njerëzore dhe materiale e jo spektatorë “sehirxhinj 15 /9/1944 të fala Partizane Pirrro d. v.”

Po me këtë datë na dërgojë një letër dhe këshilla e katundit Tërovë si vijon:

“Me urdhër të Brigatës XV Këshilla Nazional-çlirimtare e Katundit Tërovë, vendosi mobilizimin e 8 personavet midis këtyre 8 u caktua dhe Kola Llazo Tërova, që të shkojë sa ma parë në radhët e Bataljonit Brigatës XVtë si kundër shkuhanë fshatarët e tij. Në qoftë se nuk i përgjigji kësaj thirrje ju sekuestrohen pasurija, dhe ju digjet shtëpija që kini në Terovë”.

Me keq’ardhje Ju njoftojë se një letër e tillë nuku më mbesohej që të vinte nga një Komandant si do mos e adresuarë në një pjesëtar i një familje e cila ka qëndruarë e përpiktë në Ideollogjinë e Partisë dhe ka dhënë ndimat ekonomike dhe morale të konsideruëshmenë Partinë; të cilat ndima në rast nevoje munt ti provojmë me dokumenta, gjith’ashtu dhe vëllaj im Kosta në çdo rast që është thëritur në no një mbledhje publike prej autoriteteve të vëdit  ka qenë një nga të paktit persona që ka folur kundra ballit duke përkrahur Partinë, pa marrë parasysh reziqet dhe kjo provohet në listën që i është dhënë komandës gjermane që t’arestojë, njëkohësisht Ju njoftojmë se dhe në kohën e lëmit kur ndodhesha në katunt për të ndimuarë vëllanë t’im kur kryetarët e çetave të ballit rodhë në Katundin Tërovë të cilët përveç që na grabitnë bereqet dhe të holla si neve ashtu dhe katundarët, rekrutuanë me zor 22 djem të Katundit të cilën e konstatova vetë dhe kundërshtova dhe për këtë arësye më goditnë dhe më muarë nënë vërejtje katër dit resht dhe mbasi paguamë një shumë t’hollash më dhanë një lejë për katër dit, dhe kështu unë së bashku me vëllanë t’em u detyrova të largohemi nga Katundi duke lënë gjithë pasurinë në mëshirën e çetavet të ballit gati njëzet ditë.

Letra e Komandantit më njofton se unë duhet të paraqitem në Komandën e nalt-përmëndur brenda ditës d. m. th. Brenda një kohe ma pak se 5-6 orëve, dhe në rast të kundërt do të marrë masa ekstreme jo vetëm kundrejt meje por edhe kundra vëllajt t’im Kosta.

Unë e di mirë se deri tash të tilla masa nuku janë marrë kundrej atyre që kanë qënë armiqtë më të fort të Partisë dhe qe kanë bërë masakra dhe grabitje popullit pa përjashtim,  dhe habitem si Komandanti në fjalë të marrë masa të tilla kundrejtë një personi si i nënshkruari pa patur as më të voglin shkak, gjith’ashtu dhe Këshilla e Katundit Terovë pa patur asnjë të drejtë që të vepërojë dhë të vendosë mi personin tim ka vendosur dhe ka paraqitur listën e vulentarëve ku më ka përbledhur dhe mua pa pyhetur dhe pa patur as më të voglën të drejtë mbasi unë nuk mvarem prej Këshillës të katundit Tërovë për të cilën nuk kisha të drejtë ta zgjithnja por vetëm kam të drejtë të mar pjesë në zgjedhjet e këshillit të mallës time në qytetin e Korçës. I nënëshkruari i datë lindjes 1896 i cili jam përjashtuar nga shërbimi ushtarak që në kohërat e para dhe që nuk e kam kryer shërbimin ushtarak, dhe njëkohësisht nga burrime ma se të sigurta nuk kemi mësuarë deri më sot që Shtabi të ketë marrë nënë armë persona që nuk kanë kryher shërbimin ushtarak dhe në mosh 48 vjeç.blank

Në rast se Shtabi ka vendosur mobilizimin të përgjithëshmë dhe të thëresë nënë-armë gjithë shokët e katagorisë time dhe të moshës sime këtu në qytet, orse të marrë parasysh listën që vendos Këshilla e Katundit e cila pa patur as më të voglën të drejtë të vendosë për persona që banojnë jashtë rethit të mar pjesë si gjithë shokët e minj.

Letra e dërguarë nga shoku Pirro na idhron pa masë se është informuarë shumë keq, se si thamë ma nalt neve e dimë që kur doherë që na është kërkuarë ndihma si në Katund ashtu dhe këtu në Korçë nuku kemi refuzuarë kurrë por kemi marrë pjesë volentarisht dhe me dëshirë të plotë dhe kemi përkrahur luftën dhe Partinë, gjith’ashtu kemi ndimuharë dhe po ndimojmë disa familje të cilat kanë nevojë si në bereqet ashtu dhe në t’holla.

Ju njoftojmë se përveç arësyheve të nalt-përmëdura si kundër mbesojë se do të jenë në dijeninë t’Uaj se në një listë që i është paraqitur komandës gjermane figuron dhe vëllaj tim Kosta i cili ka ma tepër se një javë që po fshihet, prandaj, me largimin tim duhet të mbyllim magazenë t’onë, gjë e cila do të bjerë më një njëherë në sy t’okupatorit i cili pa tjetër do të marë masa ma të repta jo vetëm kundrejt neve të dyve personave të nalt-përmëndur por dhe kundrejt familjes e cila ose duhet të çduket krejt prej qytetit ose të qëdrojë të arestohet, gjë e cila nuk shpresojmë të gjendet e arësyeshme as prej vetë Shtabit.

 

Lutemi prandaj, të kini mirësinë që mbasi të këqyret cëstja në fjalë, në rast se ka mundësi të na njoftohet përfundimi dhe njëkohësisht të lajmërohet Komandanti, Këshilla dhe shoku Pirro që të mos merren masat si ma sipër pa patur as më të voglën të drejtë dhe arësyhe.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here