Dy pleqtë që mbaheshin në burgje në fundin e regjimit

0
220
blank

Në janar 1991 Drejtoria e Zbatim Vendimeve Penale e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kërkonte ndër të tjera që t’u falej dënimi i mbetur, dy personave të vitlindjeve 1923 dhe 1925, d.m.th. 68 dhe 66 vjeç, Rasim Xhetan Dautit dhe Pashk Fran Tinajt, të cilët mbaheshin në burgjet e regjimit. Të dy, pak a shumë, ishin dënuar me akuza të rënda të formës së muhabetit, aspak të besueshme, te spiunazhi dhe agjitacioni.

 

Historia e Rasim Dautit, lindur në vitin 1923 në Bliçe të Dibrës

U arrestua më 9.11.1976. U akuzua në bazë të neneve 64 dhe 73/1 të Kodit Penal të vitit 1958, d.m.th. për tradhti ndaj atdheut dhe agjitacion e propagandë. Bëhej fajtor fillimisht për pjesëmarrjen në luftë në radhët e Batalionit “Drini” (viti 1944), pastaj ishte bërë anëtar partie sepse “fshehu të kaluarën”, mori funksione në lokalitet e tregti, etj. Kallëzimi ishte bërë mbi bazë thashethemesh. Theksohej se nuk pranonte akuzat dhe kishte përdorur dinakëri.

Gjykata e Rrethit Dibër, me vendimin nr.93, datë 11.6.1977, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë dhe heqjen e së drejtës zgjedhore për 5 vjet.

 

Historia e Pashk Tinajt, lindur në vitin 1925 në Selckë të Vermoshit

U arrestua më 18.10.1984. U akuzua në bazë të neneve 47/g, gj, 13, 224 të Kodit Penal të vitit 1977. Bëhej fajtor për aktivitet në vitet 1950-1958 gjoja në lidhje me “agjenturën jugosllave”, ndërsa në vitet 1982-1983, djali i Franit, duke qenë bari me dele ishte futur në tokën jugosllave, ishte kapur nga oficerët e UDB-së dhe ishte vënë në shërbim të tyre. Pas kësaj ishte përpjekur të arratisej. Një skenar krejt qesharak për një vendim gjykate. Niset me bashkëshorten dhe tre fëmijët për t’u arratisur. Por të dy kapen nga njësiti i kufirit, katër të tjerë dhe tre fëmijët shkëputen e kalojnë kufirin.

Gjykata e Rrethit Shkodër, me vendimin nr.60, datë 2.4.1985, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 23 vjet heqje lirie dhe heqjen e së drejtës zgjedhore për 5 vjet.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here