Lindur në vitin 1925 në Selckë të Vermoshit. U arrestua më 18.10.1985. U akuzua në bazë të neneve 47/g, gj, 13, 224 të Kodit Penal të vitit 1977. Bëhej fajtor për aktivitet në vitet 1950-1958 gjoja në lidhje me “agjenturën jugosllave”, ndërsa në vitet 1982-1983, djali i Pashkut, duke qenë bari me dele ishte futur në tokën jugosllave, ishte kapur nga oficerët e UDB-së dhe ishte vënë në shërbim të tyre. Pas kësaj ishte përpjekur të arratisej.

Gjykata e Rrethit Shkodër, me vendimin nr.60, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 23 vjet heqje lirie dhe heqjen e së drejtës zgjedhore për 5 vjet.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.