Dokumenti/ Xhelati monstruoz Nevzat Haznedari: Si i pushkatova 8 korçarët pa gjyq

0
1070

Në një fletushkë të një blloku të vjetër me shkrim dore, prokurori famëkeq Nevzat Haznaderi dërgonte një raport që i drejtohej ministrisë së Propagandës për vrasjen e “armiqve” në rrugën drejt Maliqit. Aktivitetin e tij si prokurori më gjakatar që njohu sistemi ka nisur që në fillim të viteve 1945, dhe në raport përmend ekzekutimin e tetë personave në Korçë, përmes një vendimi pa gjyq për t’i pushkatuar.

Është një kronikë normale ekzekutimesh të stilit komunist, në Shqipërinë e muajve të parë të 1945.  Tetë kundërshtarë të regjimit komunist, ishin kapur dhe ekzekutuar natën, në errësirë dhe në vende sekrete ( asnjëherë nuk tregohej se ku ishin groposur trupat e të ekzekutuarve). Nuk dihet kush është toga e pushkatimit, ama prokurori i “Popullit” që jep lajmin, është Nevzat Haznedari, një prej xhelatëve më të frikshëm të regjimit komunist, me një të shkuar të dyshimtë në vitet e luftës, adhurues i Partisë fashiste në rradhët e të cilëve edhe ishte rreshtuar për një farë kohë e më tej në fund të luftës  e në vitet e para të regjimit ishte pothuajse gjithmonë në krye të vendimeve makabre për eleminimin dhe spastrimin e të gjithë elementëve kundërshtarë, që shiheshin si rrezik për pushtetin e komunistëve. Haznedari rrështon listën e 8 kundërshtarëve të pushkatuar, që duhet theksuar, gjithmonë cilësoheshin “kriminelë” ose “armiq të popullit”, edhe pse ishin thjeshtë kundërshtarë politik. Ekzekutimi i të tetëve është bërë brenda një nate në zonën e Korçës. Haznedari tregon me ëprafëqrsi edhe vendin ku janë bërë ekzekutimet e tyre.

Ja si e lajmëron ai aktin kriminal të ekzekutimit të kundërshtarëve politik:

“Seksionit të Kulturës

Këtu

Mbrëmë në orën 9 u ekzekutuan kriminelët e poshtëshënuar:

1)      Maliq Dushari, 2) Cane Dushari, 3) Niko Çeno, 4)Sheh Qerim Bilishti, 5)Salih Shehu,  6) Gani Zemblaku,  7)Zydi Tapija, 8 Ajdin Zemblaku.

Tre të parët u ekzekutuan në Korçë, në drejtim të rrugës Bilishtit, ndërsa pesë të fundit  u ekzekutuan në Bilisht ku kishin kryer krimet e tyre.

Prokurori i Popullit

Nevzat Haznedari

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here