Dokumenti i 1950, kampi i Tepelenës dhe mizoritë mbi fëmijët

0
242

 

Statistika që dëshmon numrin e lartë të fëmijëve të internuar në kampin e Tepelenës  në vitin 1950 dhe rënien drastike të numrit të tyre në dhjetor të atij viti shkaktuar nga vdekjet e shumta prej epidemive dhe urisë…

Kampi i Tepelenës, i cili i ngjante një kampi të vërtetë përqendrimi njihet për periudhën e regjimit komunist si një prej vendeve ku janë kryer krimet më mizore dhe mbi shtresën më të pafajshme e vunerabël të popullsisë, fëmijët, gratë dhe të moshuarit.

Edhe pse dokumentacioni me të dhëna të hollësishme mbi jetën në këtë kamp është shumë i rrallë, sërish përmes dëshmive të mbledhura nga ata që vuajtën vitet e ferrit aty por edhe disa faqe dokumentesh kryesisht të Ministrisë së Brendshme dhe të Partisë që drejtonte regjimin, plotësojnë dhe faktojnë historinë e këtij kampi famëkeq.

Kjo statistikë e nxjerrë nga Arkivat e Ministrisë së Brendshme që  tregon gjendjen e kampeve me tela me gjemba gjatë vitit 1950 dëshmon se sa i lartë ishte numri i fëmijëve në kampin e Tepelenës. Sipas statistikës numri i lartë i fëmijëve shënuar në këtë kamp është në muajin maj 1950 kur në kamp ishin 554 fëmijë, numër i cili në muajt në vijim bie lehtë derisa në në fund të vitit në dhjetor shënon rënien drastike  me 164 fëmijë në kamp, shifër që lidhet shumë me vdekjet masive të fëmijëve për shkak të epidemive që kishin pushtuar kampin dhe urisë vdekjeprurëse.

Siç shihet nga statistika, krahasuar me kampin e Valiasit, numri i fëmijëve në Valias është pothuajse sa gjysma e numrit të fëmijëve në kampin e Tepelenës dhe shifrat nuk ndryshojnë shumë deri në dhjetor ndryshe nga Tepelena, çka dëshmon se vdekjet e fëmijëve nuk kanë qenë të shkallës që u shënua në kampin shfarosës të Tepelenës.

Bashkëlidhur statistika e kampeve tela me gjemba gjatë vitit 1950, publikuar për herë të parë nga studiuesi Kastriot Dervishi.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here