9 shekuj burg kryen priftërinjtë që vinin nga 24 universitete të Europës

0
1987
blank
Vizita e Papa Franceskut në Tiranë, ceremonia e martirizimit të 38 klerikëve

881 vite burg për klerikët katolikë shqiptarë që kishin kryer së bashku 450 vjet studime. 38 klerikë u shpallën martirë nga Vatikani, 28 prej tyre nuk kanë varr. Martirizimi i priftërinjve katolikë në shifra.

Pas 22 vitesh punë kërkimore shkencore, nga e gjithë kjo e dhënë rrënqethëse, Vatikani përzgjodhi mes tyre 38 klerikë duke i shpallur martirë, prej të cilëve vjen një fakt edhe më rrënqethës: 28 prej 38 martirëve nuk kanë varr.

Dëshmitë më rrënqethëse të denja për në Mesjetë: Pasi ia prenë këmbët me sopatë, Dom Lazër Shantoja u pushkatua, Papa Josif Papamihali u mbyt në baltën e kënetës së Maliqit, At Serafin Koda vdiq, pasi hetuesi e mbyti me thonj në fyt, Maria Tuci u mbyll në thes me një mace dhe e qëllonin me shkop.

Të gjithë klerikët katolikë shqiptarë gjatë diktaturës komuniste kanë kryer së bashku 881 vjet burg ose afro 9 shekuj. Ndërkohë që të gjithë klerikët katolikë shqiptarë kishin kryer së bashku 450 vjet studime në 24 universitete të Europës.

Pas 22 vitesh punë kërkimore shkencore, nga e gjithë kjo e dhënë rrënqethëse, Vatikani përzgjodhi mes tyre 38 klerikë duke i shpallur martirë, prej të cilëve vjen një fakt edhe më rrënqethës: 28 prej 38 martirëve nuk kanë fare varr.

Drejtori i Institutit të Teologjisë dhe Filozofisë në Shkodër At Mario Imperatori, Dom Mark Shtjefni, si dhe studiuesit Marçel Hila e Dorian Koçi sollën në vëmendje të publikut fakte, të dhëna dhe dëshmi unikale që nuk ishin dëgjuar më parë lidhur me persekutimin e klerit katolik shqiptar.

Mes 38 klerikëve të shpallur martirë, një ishte gjerman, një polak dhe një italian. Edhe në insertin special të emsionit u bënë publike për secilin martir fundi i tyre tragjik, mes të cilëve do të veçohen si më të rëndat:

Dom Lazër Shantoja, pasi hetuesi i preu këmbët me sopatë, e pushkatuan dhe e hodhën në një gropë pa emër.

At Serafin Koda, vdiq pasi hetuesi i futi thonjtë në fyt në kuptimin e vërtetë të fjalës. Maria Tuci, pasi refuzoi të bëhej e dashura e kryetarit të degës së Brendshme të Shkodrës, u torturua duke e futur në një thes të mbyllur bashkë me një mace dhe e qëllonin me shkop.

Papa Josif Papamihali, u torturua dhe u mbyt në baltën e kënetës së Maliqit. Imzot Jul   Bonati, u mbyll pa qenë i sëmurë në çmendinën e Durrësit dhe vdiq, teksa mjekët bën mbi të eksperimente si një kavie. Dom Aleksandër Sirdani, pasi u tërhoq zvarrë i lidhur pas një kali, u mbyt në një grope fekalesh.

E megjithatë ata shprehën besnikëri ndaj Jezu Krishtit, në të cilin besonin si At Gjon Shllaku që përpara se ta pushkatonin tha: Rroftë Krishti Mbret! I falim armiqtë tanë!/Kujto.al

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here