1988/ Vdekje, bakër dhe pirit në Kampin e Spaçit

0
395
blank

Spaçi ishte vendqëndrimi i Repartit nr.303 në vitet 1968-1990. Në të vuajtën dënimin nëpërmjet punës së detyruar, të burgosur politikë dhe ordinerë. Ndërsa në vitet 1990-1991 Spaçi funksionoi si burg, vetëm për të dënuarit ordinerë, të cilët nuk punuan më. Pajisjet e këtij reparti u çuan në Zejmen, aty ku u çel në vitin 1991 Institucioni i Riedukimit. Thelbësore në historinë e Spaçit janë gjithnjë tre tregues: numri i të burgosurve, vdekshmëria e tyre dhe nxjerrja e mineralit, e cila tregon gjithnjë shkallën e lartë të shfrytëzimit.

Sipas raportit  nr.613/1, datë 16.12.1988 të Komandës së Repartit nr.303 Spaç, i paraqitur me firmat e komandantit Josif Sadikaj dhe komisarit Ali Lame, merrej vesh sasia e nxjerrjes së mineralit dhe vdekjet në aksidente ose në fjetina. Për 6 muajt e parë të vitit 1988 kishin vdekur 11 të dënuar. Pranohej që 7 prej tyre ishin nga aksidentet në galeri dhe 4 nga vdekshmëria e ardhur nga kushtet e këqija të jetesës. Shifrat e dhëna si 11-mujor ishin afër atyre të parashikuar te bakri dhe i tejkaluar te piriti.

U ishte dhënë distinktivi “Flamurtarë të mësimeve të shokut Enver e luftëtarë të zbatimit të vendimeve të kongresit të 9-të” 16 kuadrove, policëve e ushtarëve, dekoruar 3 të tjerë. U ishin çuar letra falënderimi 8 ushtarëve dhe 37 policëve e oficerëve.blank

Pjesë nga raporti nr.613/1. Datë 16.12.1988 i Komandës së Repartit nr.303 Spaç:

Realizimi i detyrave ekonomike, është drejtim kryesor i punës sonë.

Për vitin 1988 plani i dhënë nga ndërmarrja prodhuese ka qenë 280 mijë ton bakër dhe 30 mijë ton pirit. Si 11 mujor është realizuar bakri 245.911 ton dhe piriti 35.336 ton. Janë të parealizuara 6.632 ton bakër, ndërsa në Gurth 7670 ton.

Janë realizuar si 11-mujor 4.330.000. Për këtë vit, në kontratën e përbashkët me ndërmarrjen punëdhënëse janë planifikuar më shumë forca se sa kanë qenë në fakt, për rrjedhojë edhe të ardhura, nuk i janë përgjigjur planifikimit. Komanda e repartit ka punuar urdhrin e përbashkët të dy ministrave për masat e sigurimit teknik. Janë zhvilluar konsultime me të dënuarit për njohjen dhe zbatimin sa më mirë të rregullave të sigurimit teknik. Janë zhvilluar konsultime me të dënuarit për njohjen e zbatimit sa më mirë të rregullave të sigurimit teknik e shmangien e aksidenteve. Për 6 mujorin e parë të këtij viti (janar-qershor 1988, shënim) kanë ndodhur 7 aksidente me vdekje në frontet e punës dhe 4 vdekje në rajonin e banimit nga sëmundje të ndryshme. Probleme mbetet mosnxjerrja në punë e normës ditore të të dënuarve dhe mosevidentimi i proceseve të tjera të punës të cilët sjellin çrregullimet dhe në llogaritjen e ditëve të fitimit. Kjo detyrë është lënë dhe nga ekipi i Drejtorisë Zbatim Vendime Penale, por akoma nuk ka gjetur zgjedhje./kujto.al

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here