1988/ Kërkesat e OKB-së drejtuar Shqipërisë për punën e detyruar në kampe e burgje

0
551
blank

Drejtuesit e regjimit komunist refuzouan kërkesën për informacione me karakter zyrtar, pasi ishin të sigurt se do të përdoreshin në të gjitha raportet kundër tij. Në kohën që bëhej letra, të burgosurit punonin kryesisht në repartet nr.303 Spaç, nr.311 Qafë Bari, në ndërtim të kampe e mikrokampe, si dhe në bujqësi.

 

Administrata e Kombeve të Bashkuara, nëpërmjet Institutit Kërkimor, e shqetësuar për punën e detyruar në Shqipëri, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, kërkoi informacion. Për ta paraqitur si të përgjithshme çështje, në mënyrë që të kishte lehtësi në informacion, ajo iu drejtua MPJ-së me dy letra. Puna e detyruar në fakt nuk kishte asnjë bazë ligjore prej vitit 1952. Në asnjë vendim të gjykatave nuk shënohej se i dënuarit duhej ta vuante dënimin nëpërmjet punës së detyruar. Puna e tyre shfrytëzohej kësisoj në forma të paligjshme.

Në letrën e datës 31 gusht 1987 të drejtorit të institutit në fjalë, Ugo Leone thuhej se pyetësori u ishte dërguar gjithë vendeve të OKB-së. Qëllimi ishte të përcaktonin:

-Shpeshtësinë e aplikimit të punës në burgje.

-Statusin ligjor të një të dënuari punëtor.

-Llojet e punës së detyruar dhe kategoritë e ndryshme të të burgosurve.

-Qëllimet dhe llojet e përfitimeve prej punë gjatë burgimit.

-Perspektiva.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Sokrat Plaka, në emër të institucionit të tij, i gjendur i papërgatitur për një përgjigje, me shkresën nr.441/1, datë 16.2.1988 i drejtohet Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke e vënë në dijeni për letrat e datave më 14 dhjetor 1986 dhe 31 gusht 1987, në lidhje me punën e detyruar të burgosurve, si dhe edhe një pyetësor të detajuar. Plaka kërkonte mendimin e MPB-së. Në lidhje me këtë, ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, lë këtë shënim: “T’i thuhet me telefon shokut Sokrat se nuk do t’i përgjigjemi”.

Përgjigja e MPB-së ishte e tillë sepse regjimi frikësohej të jepte informacione me karakter zyrtar, të cilat ishte i sigurt se do të përdoreshin në të gjitha raportet kundër tij. Në kohën që bëhej letra, të burgosurit punonin kryesisht në repartet nr.303 Spaç, nr.311 Qafë Bari, në ndërtim të kampe e mikrokampe, si dhe në bujqësi.

 

 

 

 

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here