1984/Plani i posaçëm për kontrollin e elementëve të deklasuar në Gradishtë

0
2277
blank

Si mund të përgatitej vigjilenca apo goditja ndaj elementit të deklasuar sa herë kishte ndonjë lëvizje, qoftë edhe pa ndikim jashtë kufijve të Shqipërisë? Ndjeshmëria më e madhe e regjimit ishte në përmbajtjen dhe bllokimin e elementit kundërshtar. Për zonën e Gradishtës ku ishin shumë të internuar, Dega e Punëve të Brendshme Lushnje, më 19.10.1984 hartonte një “Plan masash agjenturoro-operative në drejtim dhe bazave të të arratisurve për zonën e Fier Semanit”, i cili niste nga një shkresë e Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit nr.6389, datë 24.9.1984, nga një e dhënë e Drejtorisë së Tretë të MPB-së, se Leka Zogu kish shkuar në SHBA “për të organizuar një bandë të armatosur si ajo e Xhevdet Mustafës për ta hedhur në vendin tonë për qëllime armiqësore”. Për këtë arsye u kërkua një kontroll i bazave të të arratisurve. Materiali u përgatit nga punëtori operativ i Sigurimit, Bujar Lazaj, shefi i seksionit Axhem Veliu dhe u miratua nga zëvendëskryetari i Degës së Punëve të Brendshme Lushnje, Dilaver Halili. Spikat fakti në këtë material se vijon mbajtja nën raportim e personave që kishin pasur baballarët e arratisur, por të vdekur prej vitesh (si Mustafa Kruja p.sh). Për këtë arsye u kërkua një “kontroll më i fortë në drejtim të lidhjeve dhe bazave të të arratisurve”, me bashkëpunëtorë Sigurimi si dhe me “patriotë” që ishin njerëzit e besuar të regjimit. Plani u drejtua drejt disa personave:

blank

 

1-Valentin e Genc Pervizi, me banim në Gradishtë, ndiqeshin në përpunim aktiv 2A dhe kontroll operativ 2B si “agjentë të mundshëm të zbulimit italian”. Kishin babanë e arratisur, Prengën. Në drejtim të tyre u ngarkuan bashkëpunëtorët “Korabi” dhe “Aparati” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizuan “patriotët” Marie Naçi dhe Sejdin Basha.

 

2-Tefik Çelo, me banim në Gradishtë, ishte në kontroll operativ 2B si “agjent i zbulimit grek”. Ishte nip i Mehdi Frashërit (babai i nënës). Në drejtim të tij u ngarkuan bashkëpunëtorët “Globi” dhe “Aparati” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizuan “patriotët” Llazi Naçi dhe Lelo Naçi.

 

3-Myrfet Totulaku, me banim në Gradishtë, ishte në kontroll operativ 2B si “agjent i zbulimit grek”, kish qenë dikur “diversant”. Në drejtim të tij u ngarkuan bashkëpunëtorët “Trimi” dhe “Trëndafili” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizua “patrioti” Xhezair Bokollari.

 

4-Abdyl e Hysen Shehu, me banim në Gradishtë, i pari kontingjent dhe i dyti në kontroll operativ 2B si “agjent i zbulimit grek”, kish qenë dikur “diversant”. Kishin vëllanë e arratisur, Eminin. Në drejtim të tyre u ngarkuan bashkëpunëtorët “Globi” dhe “Trimi” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizuan “patriotët” Kristaq Golloshi e Hajredin Beqiri.

 

5-Gëzim Bylykbashi, me banim në Gradishtë, në kontroll operativ 2B për tendencë arratisjeje. Kishte të arratisur vëllezërit Pertef dhe Zenel Bylykbashi. Në drejtim të tij u ngarkuan bashkëpunëtorët “Globi” dhe “Trëndafili” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizuan “patriotët” Lelo Shkurti e Llazi Naçi.

 

6-Isuf e Syrja Zero, me banim në Gradishtë, në kontroll operativ 2B, kanë të arratisur vëllezërit Neshet e Hiqmet Zero. Në drejtim të tyre u ngarkuan bashkëpunëtorët “Globi” dhe “Trëndafili” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizuan “patriotët” Xhezair Bokollari e Vladimir Nushi.

 

7-Xhina Miraka, në kontroll operativ 2B “për llogari të italianit”, kishte të arratisur burrin Kolë Bibë Mirakaj. Në drejtim të saj u ngarkuan bashkëpunëtorët “Korabi” dhe “Trëndafili” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizuan “patriotët” Llazi Naço e Kristaq Gallo.

 

8-Pajazit Kaloshi, me banim në Gradishtë, në kontroll operativ 2A, “për llogari të jugosllavit”, kishte të arratisur vëllain Avdullain. Në drejtim të tij u ngarkuan bashkëpunëtorët “Aparati” dhe “Trimi” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizuan “patriotët” Llazi Naçi e Kristaq Gallo.

 

9-Isuf, Zenel e Bajram Tërnaku, me banim në Gradishtë, kontingjente. Kishin të arratisur vëllezërit Zyfi e Ramadan Tërnaku. Në drejtim të tyre u ngarkuan bashkëpunëtorët “Aparati” dhe “Korabi” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizuan “patriotët” Marie Naçi e Lelo Shkurti.

 

10-Agim, Bekim dhe Ibrahim Herri, me banim në Gradishtë, kontingjente dhe në 2A “për llogari të grekut”. Kishin të arratisur Servetin dhe kunatin Engjell Cana.

Në drejtim të tyre u ngarkuan bashkëpunëtorët “Trëndafili” dhe “Korabi” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizuan “patriotët” Xhezair Bokollari e Lelo Shkurti.

 

11-Muhamet Cacani, me banim në Gradishtë. Kishte jashtë vëllezërit Bashkim dhe Ibrahim Cacani. Ndiqej për “llogari të grekut”. Në drejtim të tij u ngarkuan bashkëpunëtorët “Trëndafili” dhe “Trimi” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizuan “patriotët” Llazi Naçi e Riza Shkurti.

 

12-Kristaq, Llaqi, Spiro Ndoni, me banim në Këmishtaj. Kishin të arratisur vëllanë Thanasi. Në drejtim të tyre u ngarkuan bashkëpunëtorët “Ylli” dhe “Luani” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizuan “patriotët” Llazi Qorri e Jovan Leshi.

 

13-Aqif Ndreu, me banim në Gradishtë, ndiqej në kontroll operativ 2B “për llogari të jugosllavit”. Kishin jashtë shtetit vëllanë Faik Ndreun.

Në drejtim të tyre u ngarkuan bashkëpunëtorët “Aparati” dhe “Korabi” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizuan “patriotët” Riza Shkurti e Sejdin Basha.

 

14-Hetem Sherifi, me banim në Gradishtë, ndiqej në kontroll operativ 2B “për llogari të grekut”. Kishte të arratisur djemtë Feritin dhe Sherifin. Në drejtim të tij u ngarkuan bashkëpunëtorët “Besniku” dhe “Globi” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizuan “patriotët” Marie Naçi e Riza Shkurti.

 

15-Tahir Çela, me banim në Gradishtë, kontingjent. Kishte të arratisur vëllanë Luanin.

Në drejtim të tij u ngarkuan bashkëpunëtorët “Aparati” dhe “Trimi” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizua “patrioti” Kristaq Golloshi.

 

16-Fatos Mërlika, me banim në Gradishtë, ndiqej në kontroll operativ 2B “për llogari të italianit”. Të arratisur kish pas babanë, Mustanë. Në drejtim të tij u ngarkuan bashkëpunëtorët “Aparati” dhe “Korabi” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizuan “patriotët” Lelo Shkurti e Sejdin Basha.

 

17-Viktor, Tomor, Lekë, Ernest Dosti, me banim në Gradishtë, të gjithë në kontroll operativ 2B “për llogari të italianit”. Kishin të arratisur babanë Hasanin. Në drejtim të tij u ngarkuan bashkëpunëtorët “Aparati” dhe “Globi” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizuan “patriotët” Llazi Naçi e Xhezair Bakollari.

 

18-Ilia Vogli, me banim në Gradishtë, në kontroll operativ 2B “për llogari të grekut”. Dikur kish ardhur si “diversant”. Në drejtim të tij u ngarkuan bashkëpunëtorët “Trëndafili” dhe “Globi” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizuan “patriotët” Llazi Naçi e Lelo Shkurti.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here