1963/“Janë nga Kolonja, jetojnë në Tiranë, duhen verifikuar”

0
443
blank

Kolonja ishte ndër zonat më të persekutuara nga komunistët. Lufta civile e viteve 1943-1944 pati një shtrirje të gjerë pikërisht në këtë krahinë. Përveç masakrave të ndryshme me vrasje, torturime, djegie shtëpish, vjedhje të pasurisë, etj., banorët antikomunistë të krahinës, filluan të largoheshin qysh në vitet 1943-1944. Disa në Greqi, të tjerë të Tiranë e vende të tjera. Pas lufte, ata që ngelën u larguan në drejtime të tjera të vendit, në qytete si Tiranë, Elbasan, etj.. Disa ndryshuan edhe mbiemrat. Por përndjekja ndaj tyre vazhdoi. Vazhdimisht vinin spiunime se ku jetonin e çfarë bënin.

Një dokument i Degës së Punëve të Brendshme Kolonjë, i datës 13.5.1963, vendos në vëmendje të Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë për disa persona me banim atje, që ishin me origjinë nga Kolonja, familjarë të arratisurish, që sipas Sigurimit jetonin me “dokumente falso” në kryeqytet.

 

Lista e evidencuar përbëhej nga këto emra:

1-Zenepe Vasha, vitlindja 1925, nga Radanji. Ishte gruaja e të arratisurit Xhezair Vasha, për të cilin nuk kishte të dhëna. Në Tiranë kish ardhur në vitin 1957.

2-Sabire Haki Vasha, vitlindja 1920, nga Radanji. Vajza e të arratisurit. Në Tiranë kish ardhur në vitin 1950.

3-Dhora Sotir Qirici, vitlindja 1922, nga Leskoviku. Motra e të arratisurit Thanas Qirici. Nuk i njiheshin lidhjet e tjera. Në Tiranë kish ardhur në vitin 1949.

4-Xhelal Riza Caco, vitlindja 1928, nga Boshanji. Vëlla i të arratisurit Përparim Rizai. Në Tiranë kish ardhur në vitin 1951.

5-Ali Riza Caco, vitlindja 1933, nga Boshanji. Vëlla i të arratisurit Përparim Rizai. Në Tiranë kish ardhur në vitin 1951.

6-Muhamet Riza Caco, vitlindja 1934, nga Boshanji. Vëlla i të arratisurit Përparim Rizai. Në Tiranë kish ardhur në vitin 1951.

7-Taqo Refael Ruço, vitlindja 1903, nga Shalësi. Vëlla i të arratisurve Theodhor, Llazar e Jorgji Ruço. Në Tiranë kish ardhur në vitin 1937.

8-Jorgo Vasil Papagjini, vitlindja 1920, nga Shalësi. Vëlla i të arratisurit Thoma Papagjini. Në Tiranë kish ardhur në vitin 1939.

9-Dragush Zyra Lumi, vitlindja 1920, nga Selenica. Vëlla i të arratisurit Isuf Lumi. Në Tiranë kish ardhur në vitin 1950.

10-Tomor Sefer Nazarko, vitlindja 1945, nga Selenica. Bir i një të arratisuri. Në Tiranë kish ardhur në vitin 1956.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here