248 shtëpi, dyqane e depo u konfiskuan me dekretligjin nr.801, datë 22.3.1950 “Mbi shtetëzimin e disa ndërtesave private”. Kjo është vala e fundit e grabitjes së pronës private gjatë terrorit komunist
Çështja e pazgjidhur e pronave në Shqipëri e ka origjinën te regjimi komunist. Mijëra shqiptarëve iu grabit prona dhunshëm për të krijuar kështu konflikte që ndoshta do të duhen dhjetëra breza që të shuhen. Grabitja me dhunë e pronës private është një ndër tiparet e egra të diktaturës komuniste. Pas vrasjes, burgosjes dhe internimeve kjo është plaga e madhe që është hapur gjatë diktaturës komuniste për 50 vite. Deri në vitin 1950, regjimi komunist arriti të konfiskojë pronat e të gjithë atyre që quheshin “armiq të popullit”
Dekretligji nr.801, datë 22.3.1950 “Mbi shtetëzimin e disa ndërtesave private”, mundësoi konfiskimin e 248 ndërtesave që ishin banesa, dyqane dhe depo të 101 qytetarëve të Durrësit. Më poshtë lista e pronarëve të Durrësit, e publikuar nga studiuesi Kastriot Dervishi.
1-Pol, Mihallaq, Petraq e Aristidh Ruço, 1 shtëpi, 1 dyqan, 1 depo
2-Ali Beshiri, 1 shtëpi
3-Vëllezër Bakiri e Syrja Emini, 1 shtëpi
4-Avdulla, Bajram e Muharrem Beja, 1 shtëpi
5-Mehmet Hamiti e Emin Koçi, 1 shtëpi
6-Sterio Petro Koxhaj, 5 shtëpi
7-Manush Faiku e H.Bilali, 1 shtëpi
8-Trashëgimtarë të Ibrahim Subashit, 2 shtëpi, 4 dyqane
9-Mina Haxhi Nikolla, 1 shtëpi
10-Anastas Voilla, 1 shtëpi
11-Aleksandra Zagoridha, 3 shtëpi, 1 dyqan, 1 depo
12-Eleni Shpendopulli, 1 shtëpi
13-Jakup Katundi, 1 shtëpi, 1 depo
14-Mahmut Beshiri, 4 shtëpi
15-Fetah e Reshat Bllaca, 1 shtëpi
16-Lluka Rufa, 1 shtëpi
17-Vëllezër Gjata, 1 shtëpi
18-Hajdar Toska, 2 shtëpi
19-Ines Kauri, 1 shtëpi
20-Vëllezër Koka, 3 shtëpi
21-Abdylla Rexha e vëllezër, 2 shtëpi
22-Levo Bodikan, 1 shtëpi
23-Levan Badikan e Haki Ballkiani, 3 shtëpi
24-Adem Sula, 4 shtëpi, 3 dyqane
25-Vëllezër Haveriku, 3 shtëpi
26-Jani Nushi e vëllezër, 5 dyqane
27-Tolo Koçi Muzina, 1 shtëpi
28-Omer Beshiri, 2 shtëpi
29-Marika Petraq Kera, 1 shtëpi, 2 dyqane, 1 depo
30-Llambri Marto, 1 shtëpi
31-Ramazan Velia, 2 shtëpi
32-Liman Beshiri, 9 dyqane
33-Trashëgimtar Vançi Gogo, 3 shtëpi, 2 shtpi
34-Rexhep Çitaku, 2 shtëpi, 1 depo
35-Isuf Jareci, 1 shtëpi
36-Emilio Tedeskini, 1 shtëpi
37-Ali Veli, 2 shtëpi
38-Ali Ferhati, 2 shtëpi, 1 dyqan
39-Sulejman Kapedani, 3 depo
40-Petro Mantho Jorgji, 1 shtëpi
41-Spiro Tom Truja, 1 shtëpi
42-Vigjina Truja, 1 shtëpi
43-Zenepe Beshiri, 1 shtëpi
44-Stefan Kol Tati, 1 shtëpi
45-Selman Çelkupa, 1 shtëpi
46-Petro Spiro, 3 dyqane
47-Hasan Korbi, 4 shtëpi
48-Ali Beshiri, 8 dyqane
49-Haxhi Shehu, 1 shtëpi, 2 dyqane
50-Selman Bedeni, 1 shtëpi
51-Syri Toptani, 1 shtëpi
52-Refael, Jakoel, Mihal, Antigon Koja. 1 shtëpi
53-Petro Danicka, 1 shtëpi
54-Mihal Alqiviadh Koja, 1 shtëpi
55-Trashëgimitarët Qazim Kau, 1 shtëpi, 6 dyqane
56-Isuf Basha, 1 shtëpi, 3 dyqane
57-Trashëgimtarët Vangjel Spiro, 2 shtëpi, 3 dyqane
58-Çeçile Toptani e Bibika Vila, 2 shtëpi
59-Stefan Rufa, 1 shtëpi
60-Kosta Papa e pjesëtarë, 2 shtëpi
61-Terezina Zaja, 2 shtëpi
62-Trashëgimtarët e Vasil Papës, 1 shtëpi
63-Aretina Manushi e Kalipse Pali, 1 shtëpi
64-Rifat Myshketa, 3 shtëpi, 2 depo
65-Rifat e Asim Myshketa, 1 shtëpi
66-Asim Myshketa, 1 shtëpi, 2 depo
67-Mustafa Kosova, 4 shtëpi
68-Asim Myshketa, Ali Kruja, 5 shtëpi
69-Makbule Mborja, 1 shtëpi
70-Urani Leka, 1 shtëpi
71-Sotir Milto Dushi, 2 shtëpi
72-Vasil Vava, 2 dyqane, 1 depo
73-Ali Isuf Hasani, Xhafer Qosja, 1 depo
74-Mustafa Basha, 3 shtëpi, 1 depo
75-Mellania Dovana, 1 shtëpi
76-Trashëgimtarët e Lec e vëllezër Dovana, 3 shtëpi, 1 depo
77-Bijtë e Pjetër Gurashit, 1 shtëpi
78-Sul e Dervish Rama, 1 depo
79-Nuredin Pustina, 1 shtëpi
80-Nurije Frashëri, 3 depo
81-Mihal e Thoma Papa, Mikel Llambi, 1 shtëpi
82-Izedin Beshiri e pjesëtarë, 2 shtëpi, 18 dyqane
83-Shaban Cerloi, 1 shtëpi, 1 dyqan
84-Dhimitër Vokopola, 1 shtëpi, 1 dyqane
85-Spiro e Thoma Tiri, 1 shtëpi,, 2 shtëpi,
86-Besin e Taf Lila, 1 shtëpi
87-Muharrem Qosja, 1 shtëpi
88-Ismail Tartari, 2 shtëpi, 4 dyqane
89-Petraq Dollani, 1 shtëpi
90-Xhevat Gabeci, 1 shtëpi
91-Vëllezër Fani, 1 shtëpi
92-Vëllezër Fani, 1 shtëpi,
93-Mihal Toti, 1 shtëpi,
94-Hasan Mema, 1 shtëpi, 1 dyqan
95-Mynir Boni, 1 shtëpi
96-Refat Cerloi, 2 shtëpi
97-Trashëgimtarët e Vanç Gogës (50% e pjesës), 1 dyqan, 1 depo
98-Pandeli Gjezi, 1 shtëpi, 1 depo
99-Jani Prifti, 1 depo
100-Ismail Kulla, shtëpi,
101-Mustafa Zhuli, 1 depo
Këto familje durrsake u grabitën dhunshëm dhe u hodhën në rrugë dhe më tej shumica e tyre u burgosen e internuan nga regjimi komunist. E njëjta histori ka ndodhur edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
Më poshtë, sjellim listën me 30 pronarë të mesëm dhe vegjël, të cilët u dënuan me pushkatim apo shumë vite dënim me burg, në vitet e para të regjimit komunist.
Disa nga pronarët e dënuar:
Lindi në Korçë, më 1903. Më 10 nëntor 1944, u pushkatua prej skuadrave partizane.
Lindi në Tiranë, më 1907. Arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me vdekje pushkatim.
Lindi në Mal të Zi, më 1900. Njihej si antikomunist, ardhur në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Krijon një agjenci udhëtaresh SATA. Pushkatohet në vitin 1951.
Lindi në Elbasan, më 1911. Në 1939, formon shoqërinë "Zdrava & Deliallisi". Arrestohet në 1946 si "armik i pushtetit". Lirohet mbas 7 vjet burg. Arrestohet përsëri në 1979 dhe vdes si pasojë e torturave në hetuesi.
Lindi në Tiranë, më 1885. Arrestohet në vitin 1946, si përkrahës i grupit të deputetëve. Lirohet në 1950. Arrestohet përsëri në 1952, për çështje ari. Torturohet në hetuesi, për t’i shpëtuar torturave, hidhet nga dritarja, ku gjen vdekjen.
Lindi më 1892, në Sevaster, Vlorë. Arrestohet në vitin 1944 dhe dënohet me 20 vjet burg.
Lindi në Libohovë, më 1883. Arrestohet në vitin 1947, për veprimtari antikomuniste dhe dënohet me 10 vjet burg.
Lindi në Tiranë, më 1910. Tregtar. Kryen të mesmen ekonomike në Rumani. Gjykata e dënon me pushkatim, por i kthehet në 30 vjet burg.
Lindi në Himarë (Dhërmi), më 1879. Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet me 15 vjet.
Lindi në Korçë, më 1914. Arrestohet në vitin 1950 dhe dënohet 20 vjet burg. Vdes në burg nga torturat e herëpashershme, në vitin 1956.
Lindi në Gjirokastër, më 1918. Mbaroi shkollën tregtare. Tregtar grosist. Arrestohet në 1945 dhe dënohet me 20 vjet burg, si armik.
Lindi në Dibër, më 1895. Arrestohet në vitin 1945, në Selanik, bashkë me vëllanë e tij. Dënohet me 30 vjet burg, si armik i popullit.
Lindi në Topovë, Zagori, më 1889. Arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me 15 vjet burg, si kundërshtar i regjimit.
Lindi në Krujë, më 1917. Arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me 15 vjet burg.
Lindi në Dibër, më 1913. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet me 10 vjet burg. Është marrë me tregti. I sekuestrojnë të gjithë mallin dhe e burgosin si kundërshtar i regjimit. Lirohet nga burgu, në vitin 1955.
Lindi në Kavajë, më 1909. Pronar fabrike. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet me 20 vjet burg. Pjesëmarrës në grupin e deputetëve Opozita e Dytë, të vitit 1947. Lirohet nga burgu më 1964.
Lindi në Dibër, më 1898. Arrestohet në Selanik, së bashku me vëllanë. Dënohet me 15 vjet burg.
Lindi në Shijak, më 1907. Pronar. Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet me burgim të përjetshëm.
Lindi në Tiranë, më 1892. Kreu shkollën tregtare në Itali. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet me 7 vjet burg. I sekuestruan pronat dhe gjithë mallrat tregtare. Lirohet në vitin 1951.
Lindi në Shoshan, Tropojë, më 1918. Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet me 10 vjet burg, për veprimtari antikomuniste. Dallohej për trimëri dhe burrëri. Lirohet në 1956 dhe mandej, arratiset jashtë shtetit.
Lindi në Dibër, më vitin 1910. Tregtar. Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet me 8 vjet burg, për agjitacion e propagandë. Lirohet më 1955.
Lindi në Krujë, më 1920. Pinjoll i familjes Kupi. Arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me 15 vjet burg, si armik i popullit.
Lindi në Lushnjë, më 1920. Pronar. Arrestohet në vitin 1950 dhe dënohet me 12 vjet burg për agjitacion e propagandë. I sekuestrojnë shtëpinë dhe pronat. Lirohet në vitin 1962.
Lindi në Tepelenë. Arrestohet në 1948 dhe dënohet me 10 vjet burg, për agjitacion e propagandë. Lirohet më 1953.
Lindi në Elbasan, më 1918. Zotëronte disa. Pjesëmarrës aktiv në organizatën "Balli Kombëtar". Arrestohet në vitin 1944 dhe dënohet me pushkatim. I falet jeta dhe i kthehet dënimi me 25 vjet burg. Lirohet në 1955. Arrestohet përsëri në 1966 dhe dënohet me 10 vjet burg. Lirohet në 1975.
Lindi në Gjirokastër, më 1895. Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet me 8 vjet, sepse kundërshtoi reformat e shtetit. Lirohet në vitin 1951.
Lindi në Krujë, më 1885. Arrestohet në 1947 dhe dënohet 20 vjet burg për veprimtari antikomuniste. Lirohet nga burgu në 1951, si i sëmurë i pashërueshëm.
Lindi në Dëshiraj, Elbasan, në vitin 1909. Vëllai i Ramadan Zdravës. Arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me 15 vjet burg, si pjesëmarrës në organizatën "Balli Kombëtar". Lirohet më 1955.
Lindi në Libohovë, më 1860. Është marrë me tregti. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet me 5 vjet burg, për agjitacion e propagandë. Lirohet në vitin 1949. Arrestohet përsëri në vitin 1951 dhe lirohet në vitin 1953.
Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.