Zëri i gjyqtares komuniste që shpall pushkatimin për inxhinierët e naftës

0
2141
blank

Grupi i prokurorëve dhe gjyqtarëve vazhduan të pashqetësuar jetën e tyre në demokraci. Ndërsa i biri i Koço Plakut, vazhdon të endet gërxhave rreth malit të Dajtit duke kërkuar eshtrat e të atit të pushkatuar pa faj nga regjimi diktatorial

Është data 17 qershor 1976 dhe gjyqtarja e diktaturës Eleni Selenica lexon vendimin për pushkatimin e dy prej inxhinierëve më të rëndësishëm të viteve 1976, Koço Plaku dhe Milto Gjikopulli bashkë me pjesën tjetër të grupit të inxhinierëve të naftës. Zëri që dëgjohet në sfond, është i gjyqtares së diktaturës komuniste, Eleni Selenica e cila lexon me zell e plot krenari vendimin për vrasjen e intelektualëve të pafajshëm. Më poshtë, materiali ku dëgjohet vendimi për pushkatimin e inxhinierëve të naftës.

Më 17.6.1976, Gjykata e Lartë e drejtuar nga Eleni Selenica dha vendimet kundër inxhinierëve të naftës, në një proces të inskenuar kundër elitës profesionale të kohës. Koço Plaku dhe Milto Gjikopulli u dënuan me vdekje. Nuredin Skrapari, Filip Nashi, Beqir Alia, Protoko Murati, Dhimitër Stefa dhe Jani Konomi, u dënuan me burgime të gjata.

Kanë kaluar 45 vjet prej kohës kur u pushkatuan inxhinierët e naftës dhe 30 vjet prej kohës kur u rrëzua regjimi që i dënoi. Ndërkohë grupi i prokurorëve dhe gjyqtarëve vazhduan të pashqetësuar jetën e tyre në demokraci. Nëse hulumton rrënjët dhe pasardhësit e tyre me siguri i gjen të angazhuar në institucionet më të larta të drejtësisë dhe shtetit, të quajtur demokratik, shqiptar pas viteve 1990. Ndrësa i biri i Koço Plakut, Jovan Plaku vazhdon të endet gërxhave rreth malit të Dajtit duke kërkuar eshtrat e të atit të pushkatuar pa faj nga regjimi diktatorial.

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here