Lindi në vitin 1929, në fshatin Hoçisht të Rrethit Korçë. Mbaroi studimet për inxhinieri nafte dhe punoi në disa zona naftëmbajtëse në vend. U arrestua më datën 25 mars 1975. Me vendim nr. 13, datë 17 qershor 1976, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut, sabotim, agjitacion e propagandë», dhe për këtë e dënoi me vdekje (pushkatim), konfiskim të pasurisë së tij, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë, si dhe heqjen e të drejtave për mbajtjen e dekoratave.

 

Burimi: Arkivi i gjykatës dhe Ministrisë së Brendshme.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.