Varreza e burgut të Qafë-Barit dhe tabela me numrin 8!

0
1876
blank

Fejzulla Beqir Çepi, ishte viktima e parë në burgun e Qafë-Barit. Ai gjeti vdekjen në galeritë e minierës tek po kryente punë të detyruar. Fejzulla Beqir Çepi, u varros përballë kampit në atë shpat mali atje ku do të varroseshin edhe tetë të burgosur të tjerë që ndërruan jetë në burg, në galeri apo prej torturave. Themeluesi i fondacionit Kujto Albania, Agron Shehaj organizoi një aktivitet të rëndësishëm në burgun e Qafë-Barit ku u vendos edhe një memorial kushtuar të burgosurve që dhanë jetën në atë burg. Përveç memorialit u vendos një pllakatë modeste mbi të cilën qëndron tabela me numrin Tetë. Qëllimi ishte që ajo tabelë simbol dhe varreza, të mos dëmtoheshin dhe të mbetej si një vend kujtese.

blankPak metra para se të mbërrish në burgun e Qafë-Barit, në të majtë, në një shpat mali gjendet një tabelë me numrin 8. Ka mbetur si shenjë që na tregon vendin ku u varrosën nëntë të vdekur në burgun e Qafë-Barit.

Fejzulla Beqir Çepi, ishte viktima e parë në burgun e Qafë-Barit. Ai gjeti vdekjen në galeritë e minierës tek po kryente punë të detyruar. Fejzulla Beqir Çepi, u varros përballë kampit në atë shpat mali atje ku do të varroseshin edhe tetë të burgosur të tjerë që ndërruan jetë në burg, në galeri apo prej torturave.

Dy vjet më parë, në maj 2019, themeluesi i fondacionit Kujto Albania, Agron Shehaj organizoi një aktivitet të rëndësishëm në burgun e Qafë-Barit ku u vendos edhe një memorial kushtuar të burgosurve që dhanë jetën në atë burg dhe atyre që vuajtën dënimin në këtë burg famëkeq. Përveç memorialit në ambjentet e brendshme të kampit, Kujto.al dhe drejtuesi Shehaj, u kujdesën të rregullohej rruga drejt vendit ku gjendej varreza dhe ku u vendos një pllakatë modeste mbi të cilën vendoset tabela me numrin Tetë. Qëllimi ishte që ajo tabelë simbol dhe varreza të mos dëmtoheshin dhe të mbetej si një vend kujtese.blank

Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar në facebook, sot, të dhënat për Fejzulla Beqir Çepi, për të cilin sqaron se eshtrat e tij janë ende në atë varrezë ku gjendet tabela me numrin 8.

“I vdekuri i parë në Kampin e Qafë-Barit

Përgjatë viteve 1982-1990, në Repartin nr.311 Qafë Bari vdiqën 9 të dënuar.  I dhjeti u plagos rëndë, por vdiq në spitalin e burgut dhe u varros në Tiranë. Eshtrat e 8 personave e varrosur në Qafë-Bari janë tërhequr gjatë viteve nga familjarët e tyre. Personi i parë që blankvdiq në Qafë-Bari ishte Fejzulla Beqir Çepi, lindur më 1941 në Xhyrë të Librazhdit. U arrestua më 10.4.1981 kur vuante dënimin në Repartin nr.301 Bulqizë. U akuzua në bazë të neneve 55/1 dhe 47/gj të Kodit Penal. Gjykata Popullore e Rrethit Dibër, me vendimin nr.81, datë 23.7.1981, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 11 vjet heqje lirie. Në bashkim të dënimeve, e dënoi me 25 vjet heqje lirie.

Më 7.10.1983, ora 1.30, u gjet i vdekur në një galeri. U mendua ka rënë në një galeri vertikale në një front të ndaluar, nga ku mendohet se ka kërkuar për të dalë.

Eshtrat e personit të parë janë zhvarrosur vite më parë nga familjarë të tjerë, por pasi nuk kanë lexuar emrin e të afërmit të tyre, i kanë lënë aty”, shkruan Dervishi.

Dy vjet më parë, me propozimin e fondacionit Kujto Albania, Këshilli bashkiak i Fushë-Arrëzit, i vendosi një rruge në këtë qytet, emrin "Revolta e Qafë-Barit"

blank

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here