Tre italianët që u dënuan me 20 vjet burg në grupin “Sabotatorët” e Kuçovës

0
182
blank

Në proceset e zhvilluara në vitet 1946-1948 kundër intelektualëve, deputetëve dhe teknikëve, janë lënë në heshtje disa procese të tjera që i takojnë të njëjtës periudhë e për të njëjtën arsye.
Kujtoj në këtë kuadër emrat e teknikëve dhe inxhinierëve që punuan aq shumë për tokën shqiptare dhe në fund morën një dëmin jo vetëm të pamerituar por edhe poshtërues sikur gjoja ishin “sabotatorë”, për lidhje me anglo-amerikanët, etj. Regjimi komunist i drejtuar nga njerëz inferiorë e shkatërroi bërthamën intelektuale që gjeti në kantierin e Kuçovës. Me këtë veprim shkaktoi gjenocid të paimagjinueshëm, por edhe humbi ekonomikisht.
Më 10 nëntor 1946 u arrestua elektrotekniku Augusto Beti. Më 19 dhjetor 1946 u arrestua gjeometëri Giusepe Monaldi.
Më 15 qershor 1947 u arrestuan: tekniku i naftës Koço Xega, tekniku Pietro Andena, inxhinier Stanislav Zuber (vdes nga torturat në hetuesi), inxhinieri Riza Alizoti, nëpunësi industrial Paolo Saggioti (dy të fundit u dënuan me procesin e parë të deputetëve).
Augusto Beti, Pietro Andena, Giusepe Monaldi dhe Koço Xega u gjykuan nga Gjykata Ushtarake të Garnizonit të Tiranës e drejtuar nga zdrukthëtari Gjon Banushi, e cila më 3 dhjetor 1947 i dënoi tre italianët me 20 vjet burgim, ndërsa Xegën me 15 vjet. Vendimi u la në fuqi nga Gjykata e Lartë Ushtarake e drejtuar nga furrxhiu Niko Ceta. Italianët e ngelur gjallë mundën të largohen nga Shqipëria falë një marrëveshje midis dy shteteve në vitin 1955.

Në foto janë italianët Augusto Beti (majtas) dhe Pietro Andena, në hetuesinë komuniste. Foto e vitit 1947

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here