Reiz Malile: Kërkoj dënimin me vdekje të Kalem Plashniku, Abaz Korçari , Aziz Qame

1
1064
blank

Ky dokument dëshmon një zell të paprecedentë kriminal nga një funksionar partiak i regjimit komunsit, i cili në vitet e para pas luftës ishte një prej të dërguarve të shumtë të Partisë në rrethe për të mbikqyrur kapjen dhe ndëshkimin e kundërhstarëve të regjimit.  Ai është Reiz Malile, mjaft i aktizivuar në vitet 1945-1947 në aksionet kundër kundërshtarëve,  i cili me vonë,  bëri karrierë sidomos në  fushën diplomatike.

Dokumenti që ai i dërgon Komitetit Qëndror është i datës 19 nëndor 1946 dhe niset nga Berati, ku ishin vënë për tu gjykuar një grup, që kishin dalë  hapur kundër reformave të regjimit komunist. Malile në telegramin e tij kërkon të aprovohet dënimi me vdekje për tre prej tyre: Kalem Plashniku, Abaz Korçari , Aziz Qame.  Madje i kërkon Komitetit Qendror, që të ndërhynin në Gjykatën e Lartë Ushtarake për ta aprovouar këtë denim kapital.

Dokumenti është i qartë dhe dëshmon ndërhyrjen e drejtuesve komunsit në të gjithë proceset gjyqësore dhe vendimet që jepeshin ndaj kundërshtarëve të regjimit  dhe familjeve të tyre.

Më poshtë dokumenti i plotë:

19 nëndor 1946

Komitetit Qendror të PPSH

Në lidhje me një proçes kundra disa armiqve të popullit që u zhvillua gjyqi i këtushëm, kërkoj dënimin me vdekje të këtyre elementave: Kalem Plashniku, Abaz Korçari , Aziz Qame,  e Nexhmi  Vrioni. Për të tre të parët jemi dhe ne të mendimit që të pushkatohen, janë kriminel  të rrezikshëm , kemi fakte të shëndosha dhe bindëse për popullin. Janë të implikuar thellë  me grupin e elementit anti parti Tako Baçi. Përsa më sipre nderhyni pranë Gjykatës së Lartë Ushtarake që t’i aprovoj.

blank

Në Wikipedia ekziston ky profil biografik pë Reiz Malilen:

Reiz Malile lindi në Gjirokastër më 12 gusht 1924 në një familje intelektuale e patriotike, dhe u fik më 6 mars 2003. Familja e tij u vendos në Vlorë kur ai ishte ende i vogël. Arsimin fillor e kreu në Vlorë. Më pas vazhdoi Liceun Francez të Korçës. Pas pushtimit fashist të Shqipërisë mori pjesë në demonstratën e madhe antifashiste organizuar në Korçë në nëntor 1942, ku u plagos e për disa muaj u burgos në Korçë. Pas kësaj u kthye në Vlorë ku mori pjesë fillimisht në njësitet guerile, e më pas u inkuadrua në formacionet e tjera luftarake në Brigadën V Sulmuese, nga partizan i thjeshtë deri në komisar i Divizionit V Sulmues. Pasi u çlirua Shqipëria, Reis Malile luftoi në Kosovë dhe në territoret e Jugosllavisë deri në Vishegrad. Menjëherë pas luftës kreu studimet e larta për histori. Ndërsa në janar 1949 u caktua në MPJ”. Ishte Ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë gjatë periudhës 1982 - 1991.

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

1 Koment

  1. Ka qene i deleguari apo ambasadori shqiperise ne OKB per dhjetera vite me radhe pa un nderuar fare dhe ska pas bere asgje per Kosoven kur ishin demostratat e 1981 edhe pse ishte ne kete fuksion te rendesishem ky pleh komunist.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here