Takim me xhelatin

0
732
blank

Maria Gorizia, italiania që kërkonte mëshirën e Mehmet Shehut për lirimin e bashkëshortit të pafajshëm

Maria Gorizia, ishte një italiane që fati i keq e kishte sjellë në Shqipëri në fillimet e diktarës. Ishte bashkëshortja e Valentin Pervizit, të birit të gjeneralit të famshëm Prenk Pervizi. Kur u arrestua bashkëshorti i saj, Valentin Pervizi, Maria Gorizia bëri të gjitha përpjekjet për ta ndihmuar që të lirohej por ishte krejt e pamundur sepse Valentini ishte i biri i gjeneralit të shpallur armik i popullit nga regjimi diktatorial. Një ndër përpjekjet e Maria Gorizias, ishte edhe takimi me Mehmet Shehun.  Është rrëfyer nga Lekë Pervizi, referuar kujtimeve të shkruara nga Valentin Pervizi.

Takimi

Kur Maria Gorizia, ishte paraqitë te dëzhuri, oficeri i rojës që dinte pak italisht i kishte thënë që të priste dhe ishte të njoftonte Mehmet Shehun që ato ditë ishte në Shkodër. Mehmet Shehu nuk e kishte refuzuar kërkesën e Maria Gorizia. Kur Maria Gorizia hyri në zyrën e numrit dy të regjimit, ai nuk lëvizi fare nga kolltuku ku ishte fundosë. Ai e njihte mirë italishten sepse kishe studiuar në shkollën ushtarake të Napolit. Mbasi i hodhi një vështrim Maria Gorizias, e kishte ftuar me njerëzi që të ulej dhe e kishte pyet se çfar e kishte shtyrë të kërkonte atë takim.

- Si është puna zonjë, nё se mund t’ju pёrgjigjёm ?

-Me falni për shqetsimin, zotni Gjeneral. Siç e shihni, unë jam italiane, e martuar me një oficer shqiptar. Nuk ka dy muaj që kemi ardhur në Shkodër prej Italie. Unë e ndoqa burrin tim me të cilin isha lidhur për të mirë e të keq. Ai vetë nuk ka jetuar në Shqipri sepse të gjitha shkollat deri kur doli oficer, i ka kryer në Itali dhe atje u caktua edhe me shërbim. Duke qenë se ai iku prej një kampi gjerman ku rrezikohej, ne vendosëm të vijme në Shqipëri për të gjetë shpëtim e për të jetuar normalisht. Sa gjetëm një dhomë për të banur provizorisht, ja që ndodhi fatkeqësia e madhe e më arrestuan burrin, krejtesisht të pafajshëm, pa dhënё asnjё arёsye. Tani ai gjendet ne burg. Kjo është një padrejtësi e madhe, dhe une kam ardhë të ju lutem për ta lirur bashkëshortin e pafajshëm.

Mehmet Shehu, i kishte dëgjuar me vemendje fjalët e asaj zonje të bukur dhe elegante. Ai e mori me mend se diçka e padrejte i ishte bërë asaj zonje.

- Ashtu ?... Me falni Zonjë, si quhet burri juaj ? Pyetja ishte e drejte.

- Valentin. Ishte pergjigjë Gori me një fije zëri.

- Valentin ? Po kush Valentin ? kishte shtuar Mehmeti me kurreshtje. Sikur e kishte ndigjue ketë emër.

- Valentin Pervizi. Kishte shqiptuar Gori me ankth te madh.

- Valentin Pervizi ? Mos vallë është i biri i Gjeneral Prenk Pervizit ? Mehmet Shehu ishte ngrys ne fytyre dhe ishte mbështetur pas kulltukut për të pritur përgjigjen, plot kurreshtje.

- Si urdhnoni zotni Gjeneral, djali i madh i tij me të cilin jam martuar.

- Zonjë e nderuar, në vend që të na falenderoni që nuk e kemi pushkatuar, vini e na kërkoni lirimin e tij !

- Si keni paturpësine të më përgjigjeni kështu ? Nuk e prisja prej jush një shprehje të tillë! Unë kërkoj drejtësi për burrin tim krejt të pafajshëm dhe ju me kërkoni tju falenderoj që nuk e keni vra ! Kjo s’durohet ! Ndërsa fliste ashtu, asaj i rridhnin lotët nga dëshpërimi.

- Mos vallë kujtoni se do të na permalloni me ato lotët e tuaj? Kёto fjalё ranё teper cinike.

Gori nuk kishte mudnur at durontë më cinizmin e zhelatit dhe i ishte kthyer em të njëjtën gjuhë:

- Në një farë mënyre e kisha marrë me mend një pritje të tillë, e denjë për një njeri si ju i pashpirt.

Ajo u largua duke përplasur derën, ndërsa Mehmet Shehu ia kishte dhanё tё qeshurёs nga pas”, shkruhet në kujtimet e Valentin pervizit, botuar në librin “Odisea e Pafajësisë”.

Bashkëshortja italiane e Valentin pervizit u riatdhesua në Itali së bashku me shumë italianë që asokohe u lejuan të ktheheshin në atdheun e tyre. Ndërkohë që bashëkshorti i saj Valentini bashkë me ne pjestarët e tjerë të familjes vuajti për plot 47-vjet në kampet e internimit të Beratit, Kuçovës, Porto-Paleroms, Tepelenës, Çorovodës, Fabrikës së Tullave Tiranë, Shtyllas të Fierit, Kuç i Vlorës, Plug e Gradishtë të Lushnjes.

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here