Enver Hoxha me 1 shkurt ‘45: Asnjë ekzekutim s’do të bëni pa aprovimin tim

0
99

Urdhri i Enver Hoxhës dërguar Mehmet Shehut në Shkodër, në ditët e trazuara të shkurtit 1945, kur ekzekutimet me gjyq e pa gjyq beheshin hapur dhe pa u shqyrtuar në instancat më të larta...

Mos ekzekutoni asnji pa marrë aprovimin tonë i shkruan Enver Hoxha  Mehmet Shehut me 1 shkurt 1945. Urdhri tepër urgjent dhënë përmes një radiogrami  tërheq vëmendjen për një fenomen që kishte nisur të përhapej në muajt e parë të pas Luftës, ku bëheshin shpesh arrestime të fshehta, gjykime të dyshimta dhe ekzekutime të menjëhershme si dhe në shumë raste pushkatime pa gjyq.

kujto.al sjell radiogramin e 1 shkurtit 1945, ku Hoxha tërheq vëmendjen për këtë fenomen.

Tepër urgjent

Nr.Extra

Dt.1/II/45

Mehmet Shehut

Shkodër

Asnjë të mos pushkatohet  pa na komunikuar emrat dhe pa marrë aprovimin tonë stop. Prandaj na komuniko që keni dënue me vdekje  dhe prisni aprovimin.

Gjeneral Kolonel

Enver Hoxha

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here