Sot 73 vjet nga kryengritja e parë antikomuniste në Kelmend

0
345

Si u thye qëndresa e luftëtarëve antikomunistë të udhëhequr nga Prenk Cali në  Kelmend dhe Malësinë e Madhe, e cila zgjati prej 3 janarit 1945 dhe deri në 16 shkurt 1945... 

Sot shënohet 73 vjetori i një prej ngjarjeve më të rëndësishme të periudhës së komunizmit. Pikërisht me 16 shkurt mori fund kryengritja e parë antikomuniste në Kelmend dhe Malësinë e Madhe, e cila zgjati pothuajse një muaj e gjysëm.

Qëndresa e armatosur e Kelmendit dhe Malësisë së Madhe ndryshe nga revoltat e tjera zgjati për  një kohë mjaft të gjatë për t`u shpërfillur. Prijësit e malësorëve ishin heronjtë Prenk Cali e Llesh Marashi, dy burra të vjetër patriotë që kanë luftuar kundër pushtimeve malazeze. Qëndresa në Malësinë e Madhe zgjati një muaj e gjysëm, prej 3 janarit 1945 dhe deri në 16 shkurt 1945, kur prijësi i kryengritjes, Preng Cali u rrethua dhe u kap me bashkëluftëtarët e vet të Kelmendit në shpellën e Vuklit. Luftime të përgjakshme u zhvilluan në betejën e Tamarës, janar 1945, në Brojë, Bajzë, Shkrel, Koplik e gjetkë.

Fundi logjik i rezistencës së Kryengritjes është rrethi vicioz ku u futën luftëtarët vendas: ata më në fund nuk u thyen ballëpërballë, por pas shpinë, pasi Armata e pushtetit komunist, në akord me qeverinë jugosllave shfrytëzoi terrenin malazez për të shtypur bashkëqytetarët e vet.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here