Komunistët në Koplik: Pushkatuam një partizan se dekonspiroi parrullën

0
184

Raporti i 8 shkurtit '45/ "Ekzekutuam edhe Luc Gjeto Lekën kishte “mbajtur të fshehura dy murtaja të lehta dhe një mitralos të rrëndë, të cilat ju gjetën në shtëpi... Ja arrestimet, sekuestrimet dhe shtëpitë e djegura...

Në vijim të rasportit të nëj dite më parë, komanda e Divizionit IV, që po veprinte në fillim të shkurtit në Koplik njoftonte komandën e operacionit (Mehmet Shehu) se  partizanët e Brigadës XI po bënin kërdinë në Koplik. Një partisan e kishin pushkatuar pse dyshohej se ai kishte zbuluar parrullën, ndërsa një vendas e kishin pushkatuar sepse ai  kishte “mbajtur të fshehura dy murtaja të lehta dhe një mitralos të rrëndë, të cilat ju gjetën në shtëpi..” Raporti vijon me raprezalje të tjera: arrestime, sekuestrim i gjithë mallit që gjenin në shtëpitë e kundërshtarëve dhe djegje shtëpishë ku veçojnë reastin e dy vëllezërve që kishin plagosur lehtë me thikë një partizan pasi nuk kishin pranuar të arrestoheshin prej tyre, dhe pas arratisjes së të dyve, partizanët u kishin djegur shtëpinë…

Ja raporti që zbardh vijimin e operacionit të komunistëve në zonat e Koplikut me 8 shkurt 1945.

U.N.ÇL.SHQ.

Vdekje Fashizmit – Liri Popullit

SHTABI I DIVIZIONIT TË IV-të SULM.

Shkodër, me 8-II-1945.

Nr. 7/9 Rezervat

KOMANDËS SË OPERACIONIT

K Ë T U

Vijon raporti t’onë Nr. 7/7 Res datë 7-2-1945.

Simbas lajmërimit që na bën Brigada e XI-të, njoftojmë se forcat e asaj Brigade që operojnë në Koplik, n’ora 1 të datës 7-2-1945 kanë ekzekutuarë të quajturin Shtjefan Gjekën nga katundi Ivana i Kastratit, dhe Luc Gjeto Lekën po nga ay katund.

Shtjefan Gjeka, duke qenë partizan i Komandës Vendit Bajz, ishte nga ana tjetër dhe informator i Llesh Marashit. Në luftimet e Koplikut ka dekospiruarë parullën dhe ka marrë pjesë aktive kundra partizanëve. Luc Gjeto Leka ka mbajtur të fshehura dy murtaja të lehta dhe një mitralos të rrëndë, të cilat ju gjetën në shtëpi, dhe sot i ka Komanda e rrethit Koplikut.

Nga forcat t’ona që operuan në rrethet e Vaudejës, u sekuestruanë 29 krenë dhen dhe një ka të Shuk Gjokës, nga Sheldija, i cili ndodhet n’arati me Llesh Marashin. Gjith’ashtu janë sekuestruarë edhe 24 dhen, një lopë dhe dy mushqera të këtyre personave:

1) Ded Mark Kolës, nga Petroshaj 5 kokë dhen, një lopë dhe një mushqerë, për shkak se ati i tij ndodhet n’arati me Llesh Marashin. Deda u arrestuan dhe ju përcuall M.P.

2) Nik Gjeloshit, 15 kokë dhen dhe një mushqerë, për shkak se asht n’arati me Llesh Marashin.

3) Cur Gjeloshit 4 krerë dhen, për shkak se dhe ky ndodhet n’arati me Llesh Marashin.

Gjëja e sekuestruarë, e përbërë prej 53 krenë dhen, një ka, një lopë, dhe dy mushqera ju dorëzuan Intendencës Korp-Armatës III-të.

Në sekuestrimin e këtij malli janë marrë parasysh edhe të drejtat që gëzojnë pjestarët e familjes të të pandehurve.

Forcat e Brigadës IV-të që operojnë në rrethet e Bushatit, me masat e shtrëngimit që kanë marrë, njoftojnë se u janë dorëzuarë 24 partizanë nga katundi Barbullush të Brigadës XXIII-të, lista e të cilëve bashkëngjitur paraqitet. Këta partizanë u dërguanë në Brigadën e tyre. Këto forca kanë djegur shtëpinë e Loro Simonit dhe Kolika Doçi, për shkak se djemtë e tyre kanë shpuarë me thikë lehtë një partizan të kësaj Brigade, kur ky ka dashur t’i arestojë si të dyshimtë. Guximtarët janë aratisur. Është sekuestruarë ky mall:

Loro Simonit: - 73 dhen, 13 shtjera, 3 kuaj, 13 lopë, 6 dera, dy koshere misër.

Kolika Doçit – 25 dhen, dy qe, një der.

Malli i sekuestruarë ndodhet në dorëzim të Këshillit katundit.

Në rrethet e Bushatit vazhdojnë veprimet operative.

KOMANDANTI DIVIZIONIT IV-të

(firma)

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here