Dëshmia e oficerit të Sigurimit: “Kam torturuar ata të Maliqit”

0
1432
blank

"Procesin e profesor (Stanislav) Zuberit e kishte Vangjo procesin. E mora unë. Strati Papa vjen aty, e merr dhe e torturon. Ky vdes nga torturat..."

Më 12.10.1948 nisi aktivi i PKSH-së së Garnizonit të Tiranës me objekt punimin e rezolucionit të plenumit të 11-të, zhvilluar më 13-24 shtator 1948. Ky aktiv zgjati shumë. Në të mori pjesë fillimisht edhe Enver Hoxha, fjala e të cilit ishte si “shpëtimtar” i situatës. U pranuan letrat e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe u vu në goditje Koçi Xoxe, ministër i Punëve të Brendshme, zëvendëskryeministër dhe numri 2 i Partisë Komuniste. Presidiumi i mbledhjes: Muzafer Spaho, Hasan Selinca, Halil Pulaj, Llazi Stratobërdha. Koçi Xoxe fillon t’u përgjigjet pyetjeve, por aktivi i cilësoi “të thata”. Mbledhja vazhdoi edhe pas arrestimit të Koçi Xoxes.

Shënimet e kësaj mbledhjeje janë mbajtur me shkrim dore e cilësi shumë të keqe. Është shumë i vështirë në zbardhje e deshifrim. Megjithatë faktet kryesore i kemi nxjerrë. Sot deklarata e oficerit të parë në mbledhjen e datës 24.12.1948.

Isa Agoviku:

Në Sigurim (kam hyrë) në shkurt 1945. Kemi marrë planet e ekonomisë me qëllim që Sigurimi t’i kontrollonte. Jam marrë edhe me procese. Kur u kap Taraskoni, torturë s’kam përdorur. Aty erdhi Vaskë Koleci që e pashë që e torturoi. Kam torturuar ata të Maliqit. Pandi Furrxhiun e ka torturuar Koçi Xoxe dhe Thoma Karamelo.

Arrestimet nuk bëheshin mbi bazën e një analize të hollë të materialit. Nga drejtoria kërkohej me insistim dhe vazhdimisht (të bëheshin arrestime-shënim). Lefter Lakrori dhe Vangjo Mitrojorgji u ka thënë: Ju shokë të drejtorisë duhet të na ndihmoni dhe kjo na vinte në vështirësi. Procesin e profesor (Stanislav) Zuberit e kishte Vangjo procesin. E mora unë. Strati Papa vjen aty, e merr dhe e torturon. Ky vdes nga torturat.

Ne kemi caktuar dënimet e organizatës tekniko-intelektuale... Në maj 1947 erdhi koloneli jugosllav. Kam bërë punën e përkthyesit. Mua Safet Filipoviçi (m’u duk) si shpëtimtar i situatës. Është monopolizuar puna në Sigurim nga Nesti Kerenxhi, Vaskë Koleci, etj.

Kuadri nuk është instruktuar. Koloneli jugosllav ka insistuar të ndalohen torturat. Tamam të na e sqarojë Nesti. Koloneli ka futur metodën për survejim. “Duhet të kemi nën kontroll edhe në udhëheqje, por një komisar divizioni jo”-thoshte ai... Teknikët jugosllavë më shumë kanë qenë oficerë të vjetër...

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here