Politikan.Lindi më 1923, në Korçë. Zv/ministër i Punëve të Brendshme, kandidat i KQ të PKSH, një nga persekutorët më të mëdhenj në vitet e para të komunizmit. Ka vrarë e torturuar ose ka udhëruar vrasjen dhe torturimin e qindra personave që ishin ose regjimi komunist i konsideronte kundërshtarë të tij. në zonën e Shkodrës, në periudhën 1945-46, V.K. ``kryente arrestime arbistrare, vriste e torturonte në masë, me porosi të Koçi Xoxes dhe me vullnetin e tij të lirë. Në fund, u bë viktimë e makinës vrasëse, të cilës i kishte shërbyer me verbëri kriminale. Më 10 qershor 1949, u dënua me 10 vjet burg “për faje penale kundra popullit”. Në fakt, dënimi i tij ishte politik, pjesë e luftës së brendshme të PPSH, dhe dënim penal për krimet e kryera.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 292
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

Dokumenti i ‘48/ Vaskë Koleci: Si i pushkatonim të pafajshmit me gjyqe të sajuara

Dëshmia e një prej krerëve të Sigurimit: Ja rastet e pushkatimeve pa gjyq, torturat dhe Lexo më shumë