Llesh  Marashi, drejtoi kryengritjen e Malёsisё së Madhe, e quajtur ndryshe kryengritja e Koplikut. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1945. Kryengritja nisi me shpresë se do të masivizohej edhe në krahinat e tjera përreth, gjё që nuk ndodhi dhe kryengritja dështoi. Lleshi me të vetët u detyruan të fshihëshin përsëri në malet e tyre, të ndjekur nga forca të shumta komuniste të dёrguara drejt nga Tirana, për t’i asgjesuar, nën komandën e Mehmet Shehut.

Shehu e Hoxha vendosën një shtetrrethim pesëditor në Shkodër, ku u arrestuan me mijëra vetë dhe pati pushkatime të shumta pa gjyq. Në këtë kohë Llesh  Marashi me nipin e tij, Rrok Kanti dhe kushёririn Pjetër Bajraktari, rrinin fshehur prej gati një vit e gjysmë në një shpellë, në një faqe të një mali shkёmbor. Furnizoheshin me ushqime nga njerëz shumё besnikë që kur afroheshin lëshonin zё si kafshët e pyllit. Shumë rallë dilte ndonjëherë i nipi, Rrok Kanti, për kontroll, një e ri i pashëm, i fuqishëm dhe shumë i zhdërvjellët, që ishte shquar në luftime kundër forcave komuniste.

Shpella ishte në një vend të fshehtë shumë të sigurt, që as që mendohej se mund të zbulohej. Por me sa duket ndonjë spiun do të ketë vërejtur lëvizjet e njerëzve që çonin ushqime, sado që ata mundoheshin mos të binin në sy. Kur forcat e sigurimit e rrethuan vendin, komandanti kishte kërkuar dorëzimin e tyre, por në atë çast nipi i Lleshit, Rroku, ishte lëshuar pas një shkëmbi e kishte krisur pushkën. Në të shtënat e para mbetën të plagosur dy ushtarakë e megjithëse Lleshi i thërriste nipit, Rrok Kantit, që të pushonte zjarrin, ai nuk donte t'ia dinte dhe vazhdonte të luftonte me trimëri të pashoqe. Por rrethimi sa vinte e shtrëngohej më tepër dhe Rroku e pa se i kishin mbetur pak fishekë, atëherë mori vendimin e fundit: më mirë të vriste veten se sa të binte në dorë të komunistёve, kështu që e drejtoi revolverin drejt gjoksit e gjuejti. Ndërkaq komandanti i thirri Lleshit që të dorëzoheshin se nuk kishte tjetër rrugëdalje. Lleshi ishte përgjigjur, se po t’ishte për atë, ai nuk do t’ishte dorëzuar kurrë, por mendonte per jetën e nipit edhe të kushëririt, pra të Rrokut e të Pjetrit. Në qoftë se ai i garantonte jetët e tyre, atëherë ai do të dorëzohej. U dorëzuan dhe Llesh  Marashi u mbajt në hetuesi për disa muaj në përpjekje për ta bërë për vete komunistët. Ai refuzoi dhe në verën e vitit 1946 u ekzekutua në mesin e Shkodrës.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

blank

Komunistët në Koplik: Pushkatuam një partizan se dekonspiroi parrullën

Raporti i 8 shkurtit '45/ "Ekzekutuam edhe Luc Gjeto Lekën kishte “mbajtur të fshehura dy murtaja Lexo më shumë

blank

Luigj Dushaj: Si më pushkatuan babain, pse ishte kundër komunizmit

Në 19 korrik 1946, gazeta “Bashkimi” e asaj kohe shpall vendimin e gjyqit të Shkodres Lexo më shumë

blank

Llesh Marashi, majori që udhëhoqi kryengritjen antikomuniste të Koplikut

U arrestua në vitin 1945, pas një viti hetuesi, nuk u dorëzua nga presioni dhe Lexo më shumë