Si u dënua kleriku ortodoks Irenej Banushi se pse kishte miqësi me katolikët

0
232
blank

Ndonëse në krahasim me klerin Katolik dhe Mysliman ai Ortodoks ka qenë më pak i sulmuar nga komunizmi, përsëri disa figura të shquara të saj, nuk i shpëtuan burgut. Një prej tyre është Irenej Banushi, që mbajti edhe pozicione të larta në hierarkinë e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Ai konsiderohej njeri gjaknxehtë, që fliste hapur dhe shumë, pa marrë parasysh pasojat që mund t’i vinin.

Irenej ishte paralajmëruar edhe nga kolegët e tij që të mos fliste hapur kundër pushtetit komunist, por kjo nuk e kishte stepur aspak. Ai u arrestua më 28 tetor të vitit 1946. Në fillim paditë e ngritura ishin mjaft të rënda duke e akuzuar se kishte bashkëpunim me reaksionarët katolikë, me atë serbomadh dhe me reaksionin grek. Gjatë marrjes në pyetje Ireneu hodhi poshtë paditë dhe deklaroi se nuk kishte marrë pjesë në asnjë mbledhje të organizuar kundër regjimit. Merret sërish në pyetje në fillim të janarit të vitit 1947 dhe pas hetimesh që zgjatën katër muaj dënohet me pesë vjet burg. Në vitin 1949 ai u lirua nga burgu, por ky klerik nuk qëndroi kurrë gojëkyçur, duke dalë edhe mbi disa nga kolegët e tij që nisën të bashkëpunonin me sistemin komunist, sidomos pas vitit 1950.

Ai arrestohet sërish në vitin 1952, për shkak të opozitës që bëri ndaj kursit të hierarkisë së lartë të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe politikave fetare që po zbatonte regjimi komunist. Sikur të mos mjaftonte kjo, ai kishte miqësi edhe me elementë të dyshimtë për regjimin, sidomos me intelektualët e palidhur me politikën, me familjet e dënuarve, si dhe me klerikë katolikë shkodranë. Për të ndarja që po bëhej ishte e padrejtë dhe nuk pranoi asnjëherë që të distancohej nga klerikët Katolikë, që konsideroheshin nga sistemi komunist në bllok si elementë të rrezikshëm atipushtet.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here