Para pushkatimit, At Mati Prenushi: I kam fal ata që do të qëllojnë mbi trupin tim

0
363
blank

16 muaj tortura dhe fjala e fundit e klerikut të famshëm të Shkodrës që vinte nga katedrat e filozofisë nga Schwaz dhe Grac të Austrisë

At mati Prenushi, është një ndër klerikët e toruturuar dhe më pas të pushkatuar nga regjimi komunist. Patër Mati Prensushi, lindi në Shkodër më 02.10.1881. Ai studioi filozofi në Schëaz dhe Teologji në Kaldaro të Italisë e Grac të Austrisë. U shugurua meshtar në Shkodër më 25.03.1904. Qe Famullitar në Tuz, Kastrat e Trabohin, Guardian i Gjuhadolit, Definitor Provincial, famullitar në Laç, Iballë, Gomsiqe e Bërdicë dhe pastaj Vikar Provincial. Prej vitit 1941 deri në vitin 1943 veproi në Tiranë. Prej vitit 1943 qe Delegat Provincial, duke zëvendësuar Ministrin Provincial Atë Anton Harapin, meqë kishte hequr dorë pasi e blankkishin thirrur që të qenë pjesë e Regjencës. Prej vitit 1944 qe Ministër Provincial derisa e pushkatuan. U arrestua dhe u burgos në Shkodër më 15.11.1946; u dënua me vdekje më 08.01.1948 dhe u pushkatua më 11.03.1948 së bashku me të sivëllain Atë Çiprijan Nikajn, ipeshkvin Imzot Frano Gjinin e të tjerë.

Arrestimi dhe hetuesia

At Mati Prenushi, kaloi 16 muaj hetuesi, por nuk pranoi asnjë akuzë që iu bë nga regjimi komunist. Ai u dënua me vdekje me vendim të datës 8  janar 1948. Në fjalen e fundit në gjyqin e mbyllur në mencen e Kuvendit Freterve në Shkoder tha:

“Tash e disa shekuj na kanë ngulë ndër hûj e na kanë varë n’ konop ata që nuk deshten as fenë as kombin, por e kemi thirrë vedin gjithmonë katolikë Shqiptarë të Gjergj Kastriotit. Kemi jetue gjithmonë me popullin si në luftë, si në paqë. Në luftë me turkun e me shkjanë, sepse njani na mbante në robni e tjetri donte me na përpî. Ndërsa na nuk jemi nda kurr prej popullit, por jemi përpjekë me e mësue e me i dhanë atë kulturë që ka Evropa e mos me u dallue për keq prej të tjerëvet.

Na kemi hapë shkolla Shqiptare e nuk kemi dallue ndër to as katolikë as myslimanë, mjaft që populli Shqiptar të ecin në rrugën e Zotit.” *Marrë nga Fjala, simbas z. Eugjen Merlikës, botuar në Revistën “Buzuku”, nr. 18, faqe 19, me 22 tetor 2005, Ulqin.

Pushkatimi

11 MARS 1948: Në orën 05.00, Zalli i Kirit Shkodër

Para pushkatimit, Atë Mati Prenushi, tha:“Jam i pafajshëm, po vdes në krye të detyrës s’eme. Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Papa, Rrofshin Katolikët, Rroftë Shqipnija! U bëj hallallë gjyqit dhe ato që do të shtijnë mbi trupat tonë të pafajshëm!”

(Dosja 1302, Arkivi i Ministrisë së Punëve të Mbrendshme Tiranë, 1998.)

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here