Nga Parisi në Sutaj të Librazhdit dhe më pas në burg

0
211
blank

Historia tragjike e Refik Beqos që tentoi disa herë arratisje, u dënua e ridënua derisa u vra në përpjekjen e fundit për t'u arratisur nga burgu i Spaçit

Refik Beqo ishte arratisur drejt Francës në vitet e para të vendosjes së diktaturës komuniste në Shqipëri. Ai jetonte në Paris. Por në vitin 1957 shteti komunist shpalli një amnisti për shqiptarët që ishin larguar të cilët mund të ktheheshin në atdhe dhe nuk do të dënoheshin. Refiku u kthye në fshatin e tij në Sutaj dhe nisi jetën si punëtor në kooperativë. Realiteti me të cilin u përball pasi kthehej nga Parisi drejt e në Sutaj të Librazhdit, bëri që ai të merrte sërish rrugën e arratisë. Por kësaj here “vigjilenca” e partisë dhe “popullit” ishte shumë më e lartë se ajo e viteve të para të vendosjes së diktaturës. Refiku u kap në kufi në përpjekje për t'u arratsur dhe u dënua me 20 vjet burg. Nisi ta vuajë dënimin në burgun e Spaçit. Ishte pikërisht në kohën kur ndodhi edhe revola e Spaçit ku Refiku ishte pjesë. Ai do të ridënohej me 13 vjet të tjera burgim. Në vitin 1977 u lirua nga burgu dhe menjëherë e çuan në internim.

Refiku tentoi sërish të arratisej, por sërish u arrestua dhe u ridënua me 12 vjet heqje të lirisë, i akuzuar edhe për agjitacion e propagandë. Kështu u rikthye në burgun e Spaçit. Në qershor të vitit 1979 ai tenton të arratiset nga burgu dhe vritet nga rojet e burgut të Spaçit. Atje u vra dhe aty u varros pikërisht në atë vend ku kishte vuajtur 19 vjet mes urisë, torturave dhe punës së detyruar në minierë.

 

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here