Nderimi i një persekutori në Elbasan

0
951
blank

Këshilli i Qarkut të Elbasanit, nderoi me një vlerësim të posaçëm ish oficerin e sigurimit, Pëllumb Ekmeçiu, një xhelat i njohur posaçërisht inteligjencies së Elbasanit, por edhe persekutor i përkushtuar kudo ku ka qenë. Për të maskuar nderimin e një sigurimsi 91-vjeçar, organizatorët u justifikuan me fjalët se gjoja kishte kontribut në “luftën nacionalçlirimtare” dhe se propozimi kishte ardhur pikërisht nga organizatat e atij profili. Shoqatat e “veteranëve” në të vërtetë janë shoqatat e enveristëve persekutorë që mbajnë gjallë traditën enveriste në Shqipëri. As kanë lidhje me ndonjë luftë apo gjëra të kësaj natyre, por thelbi i tyre mbetet enverizmi. Vetë Pëllumb Ekmeçiu, në autobiografinë e datës 21.7.1961, ka pranuar se nuk ka marrë pjesë në luftë se ka qenë i vogël. Vitet kanë kaluar dhe tani Ekmeçiu e ka harruar faktin se nuk ka marrë pjesë në luftë dhe i duket se ka marrë pjesë vërtet, si shumica e atyre që quhen “veteranë”.

blankAq i përkushtuar ishte Pëllumbi si sigurism, sa nuk i fliste as vëllait sepse ishte martuar me një grua “me biografi të keqe politike”. Para se të kalonte në armën e “heronjve të heshtur”, shoku Pëllumb (i cili emrin e shkruan edhe “Pullumb”), kontribuoi në komitetin e rinisë së rrethit në sektorin e agjitpropit. Në vitin 1954, në moshën 24-vjeçare u pranua në radhët e Partisë së Punës së Shqipërisë. Në armën e Sigurimit apo përgjithësisht në organet e punëve të brendshme, shoku Pëllumb, ka këtë kontribut sipas viteve:

1961-1974, oficer Sigurimi në Elbasan

1974-1977, zëvendëskryetar i Degës së Punëve të Brendshme Kolonjë

1977-1980, zëvendëskryetar i Degës së Punëve të Brendshme Librazhd

1980-1981, punëtor operativ në Berat

1981-1985, punëtor operativ në Elbasan

Në vitet 1982-1985 ishte edhe sekretari i organizatës së PPSH-së në Degën e Punëve të Brendshme Elbasan.

Firma e shokut Pëllumb, mund të shihet në qindra dosje të hapura për intelektualët e Elbasanit, të atyre që nderohet qyteti me veprën e tyre. Tashmë Këshilli i Qarkut të Elbasanit, nderoi persekutorin e tyre. Pavarësisht hapave të ndryshme që ka bërë Shqipëria, gjithnjë sa herë qeverisin socialistët, nga organet që ata drejtojnë, bëhen nderime të persekutorëve komunistë. Asgjë nuk është e rastësishme kur nderohet Sigurimi dhe punonjësit e tij.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here