Mhill Vocrri, 16-vjeçari që u vra mizorisht nga komunistët

0
989
blank

Britma shtazarake e terroristes së brigadës së 6-të, kur lëshoi plumbat mbi fëmijën e djemtë e popullit të Dukagjinit

Mhill Vocrri ishte vetëm 16 vjeç, kur nana e tij iu lut të nisej nga Dukagjini drejt Shkodrës, për të marrë një thes me misër e kripë. Nuk kishte nana tjetër djalë veç Mhillit, por ishte e detyruar ta dërgonte për pazare në Shkodër, sepse shtëpia nuk kishte burrë më të rritur se ai. Asokohe, në zonën e Dukagjinit kishte shumë pak mundësi për të siguruar drithërat e nevojshme për t'u ushqyer me bukë dhe djemtë e burrat e asaj krahine zbrisnin shpesh në qytet, në Shkodër, për të bërë pazare.

Ishte data 26 nëntor 1944. Mhilli, bashkë me tetë bashkëfshatarë të tij nga Dukagjini, kishin përfunduar pazarin në Shkodër dhe po ngjiteshin rrugës drejt maleve të Dukagjinit, ku kishin shtëpitë e tyre. Ishte hera e parë për Mhill Vocrrin, që i bashkohej grupit të të rriturve për të udhëtuar për pak bukë e kripë për familjen e tij. Mhill Vocrri, bashkë me miqtë e tij, ishin ulur të pushonin në vendin e quajtur Qafthanë, rrugës për në Pult, Dukagjin.

Në atë moment, rrugës po ngjitej një grup njrëzish që quheshin partizanë dhe u prezantuan si pjestarë të brigadës së 6-të sulmuese. Ata drejtoheshin nga komandanti i tyre famëkeq, Joho Gjoliku dhe komisari me famëkeq, Haki Toska. Sapo kishte nisur terrori i tyre në malësinë e Dukagjinit, për ta finalizuar aksionin makabër me një bilanc të frikshëm vrasjesh në malësinë e Veriut të Shqipërisë.

Sapo u takuan me grupin e udhëtarëve vendas, që vinin nga Shkodra për në Dukagjin, shkrehën pa mëshirë plumbat mbi ta, duke i lënë të vdekur 9-të djemtë e Dukagjinit, të cilët ishin të moshës 16 deri në 30 vjeç. Më i riu ndër ta ishte Mhill Vocrri. Atë e vrau një grua që ishte në grupin e terrorit, quhej partizane edhe ajo.

Para se t'i drejtonte armën për ta vrarë me dy plumba në kokë, të miturin e pafajshëm, ajo bërtiti si shtazë: "Vdekje Fashizmit - Liri e popullit!"

Të vrarët në atë masakrët ishin:

1-Mhill Vocrri

2-Pëllumb Sokoli

3-Pal Vata

4-Shytan Deda

5 -Prenar Zefi

6-Kol Vata

7-Pal Pëllumbi

8-Nikoll Mirashi

9-Tom Vata

Nga kjo masakër, nisi terrori komunist me vrasje pa gjyq të djemve dhe burrave të asaj krahine, për të shënuar shifrën më të madhe të viktimave për numër popullsie. Veç vrasjeve pa gjyq, mijëra të tjerë u burgosën e qindra familje të atyre anëve u internuan në Tepelenë e të tjera vende të Shqipërisë. /kujto.al

Te dhënat e këtij shkrimi jane marre nga "Fjalorit enciklopedik i viktimave të terrorit komunist" botim i ISKK  dhe burimet dokumentare te arkives tone. 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here