Mërkur Babameto, shuhet trashëgimtari i fundit i një prej familjeve më patriotike dhe antikomuniste të Gjirokastrës

0
891
blank

Sot i jepet lamtumira e fundit/ Mërkur Babameto kreu 8 vite burg politik në Spaç, Burrel, Vlorë. Më pas në vitet 80 u internua sërish për 8 vite. Ai ishte një nga pjesëmarrësit e revoltës së Spaçit.

U nda nga jeta pinjolli i fundit i familjes së Babametove të qytetit të Gjirokastrës, Mërkur Rasim Babameto. Një shqiptar me vlera të spikatura atdhedashurie, një antikomunist i përbetuar, Mërkuri lindi në Gjirokastër në 21 Gusht 1930 në vatrën e një prej familjeve me cilësitë më të spikatura patriotike dhe për një Shqipëri të lirë e demokratike.

I ati, Rasim Babameto ka qenë deputet i Parlamentit shqiptar anëtar i Kongresit të Lushnjës, kryeprokuror dhe kryebashkiak në Pejë të Kosovës kur ishte Shqipëria e unifikuar me Kosovën. Në hyrjen e forcave komuniste në 1944 vëllezërit Babameto dhe i ati, Rasim u arratisën nga Shqipëria dhe u vendosën në SHBA.

Mërkuri, të  motrat dhe e ëma përjetuan terroin e gjatë të diktaturës nëpër burgje dhe internime.

Mërkur Babameto kreu 8 vite burg politik në Spaç, Burrel, Vlorë dhe ka qenë një nga pjesëmarrësit e revoltës së Spaçit. Më pas, në vitet 80 u internua 8 vite me bashkëshorten, Zyhra Musta Babameto.

Mërkuri ka qenë një zë aktiv në mbrojtje të parimeve demokratike dhe Shqipërisë evropiane në Itali ku emigroi 20 vite e më pas në Shqipëri,  me aktivitetet dhe nismat e shoqatave të të burgosurve politikë për zhvillimin e kujtesës historike ndaj krimeve të komunizmit.

blank

blank

Mërkur Babameto përcillet sot për në banesën e fundit, në orën 13.00 nga Shtëpia e Funeraleve, Arba 2000 , pranë Medresesë.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here