Masa agjenturalo-operative në kinostudion “Shqipëria e re”

0
110
blank

“Të organizohet puna dhe të perfeksionohet më tej puna agjenturale operative në drejtim të objektit duke formuar punën në ndjekjen e objekteve të përpunimit që do të kemi në këtë institucion”

Kinostudio “Shqipëria e re” ishte një ndër armët më të fuqishme të propagandës së regjimit komunist për 45 vite. Asnjë sekondë film apo çdo lloj produksioni tjetër, nuk mund të kalonte pa u miratuar nga të gjitha organet e partisë dhe të pushtetit diktatorial komunist. Kjo do të thotë se për 45 vite nuk ishte e mundur të prodhohej art i mirëfilltë përveçse filma e dokumentarë që lartësonin diktatorin e diktaturën. Duke e konsideruar si objekt të rëndësisë shumë të veçantë, Sigurimi i Shtetit hartoi në vitin 1970 një plan të detajuar masash për të mbajtur nën kontroll të rreptë të gjithë veprimtarinë e këtij institucioni.

Plan perspektiv/ Masa agjenturalo-operative në drejtim të objektit të rëndësisë së veçantë kinostudio “Shqipëria e re”, titullohet dokumenti që gjendet në dosjen e Sigurimit të Shtetit për këtë institucion. Në dokument renditen të gjitha masat që merren për të kontrolluar çdo individ që nga drejtuesit më të lartë, regjisorë, aktorë e deri te rojet që qëndronin te porta e hyrjes së këtij institucioni. Më poshtë publikojmë disa pika të këtij plani.

Plan perspektiv/ Masa agjenturalo-operative në drejtim të objektit të rëndësisë së veçantë kinostudio “Shqipëria e re”

Me qëllim që të marrim masa për të zbuluar e parandaluar ndikimin e mundshëm të ideologjisë borgjezo-revizioniste dhe përpjekjet e elementit armik e keqbërës, për të penguar e sabotuar vijën politike të partisë, në këtë sektor të artit e sidomos në drejtim të revolucionarizmit të këtij arti si edhe për ta ruajtur këtë objekt të rëndësishëm nga sabotimet e diversacioni i mundshëm, do të merren këto masa agjenturale operative dhe legale.

blank

1- Masa legale

Në bashkëpunim me drejtuesit e këtij institucioni të rëndësishëm të organizohet e perfeksionohet regjimi i hyrjeve në këtë objekt të punonjësve të këtij institucioni dhe personave të tjerë me qëllim që të evitojmë hyrjen e ndonjë elementi armik e keqbërës për të dëmtuar. Prandaj në hyrjet kryesore të këtij institucioni të vendoset dezhurni çdo ditë dhe natë. Po ashtu për ruajtjen fizike të objektit të ketë roje të armatosur civile. Ruajtjes fizike t'i kushtohet kujdes e sidomos depos së armëve, laboratorëve, film-arshivës, ofiçinës etj.

Kryen P.op.(punëtori operativ) Piro Katro. Detyrë në vazhdim

2- Të merren masa për mbrojtjen nga zjarri për këtë të kërkohet zbatimi i detyrave të lëna nga komisioni që është angazhuar për këtë qëllim. Të bëhen kontrolle të herëpashershme se si zbatohen këto detyra... etj.

Masa agjenturale operative

1-të organizohet puna dhe të perfeksionohet më tej puna agjenturale operative në drejtim të objektit duke formuar punën në ndjekjen e objekteve të përpunimit që do të kemi në këtë institucion. Të hartohen plane masash agjenturale operative dhe të sigurohen me agjenturë kontingjent armik. Agjentura të udhëzohet me kujdes e detyra të studiuara..

2-të analizohet agjentura ekzistuese duke parë forcën zbuluese të saj. Sigurimi i objekteve të përpunimit me agjenturë, kontigjenteve dhe personave për të cilët disponojmë materiale. Në bazë të dobësive që do të ketë të merren masa për ripërtëritjen e agjenturës së objektit të sipërpërmendur ...

Më poshtë publikohen dokumentet ku gjenden të plota të gjitha pikat e këtij plani perspektiv të Sigurimit të Shtetit për kontrollin mbi kinostudion “Shqipëria e re”.

blank

blank

blank

blank

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here