Marije Shllaku, shkodrania 24-vjeçare që u pushkatua nga komunistët shqiptaro-serb

1
520
blank

"U pushkatuan në Prizren në nëntor të vitit 1946, pas gjyqit që iu bë asaj bashkë me 26 intelektualët e tjerë të angazhuar për bashkimin e trojeve shqiptare. Sigurimi i Shtetit në bashkëpunim me UDB-në vendosën në atë kohë pushkatimin për Marie Shllakun, 24 vjeç; At Bernard Llupi, 60 vjeç; Kolë Parubi, 41 vjeç; Gjergj Martini, 29 vjeç, të gjithë ishin nga qyteti i Shkodrës, të cilët u dënuan me pretencën finale me 15 korrik 1946, ndërsa pushkatimi u bë në nëntor të po atij viti"

Kur hetuesi e pyeti Marie Shllakun: kur ke nisur të merresh me politikë, ajo u përgjigj:  “Po, që herët jam marrë me politikë, në qoftë se mund të quhet politikë dashuria e ime për atdheun, përpjekja ime qysh se di për vete për një Shqipëri Etnike, të bashkuar me pjesët e saja të shkëputura, Kosovën dhe Çamërinë”. Ishte dita e gjyqit komunist ndaj martires Marije Shllaku e cila u dënua me vdekje nga xhelatët komunistë.

Prizreni, u vesh me të zeza më 24 nëntor 1946, sepse në vendmbledhjen e intelektualëve shqiptarë në Lidhjen e Prizrenit (1878), por disa dekada më vonë u zhvillua gjyqi famëkeq dhe pushkatimi i heroinës e pamposhtur Marie Shllaku. Mëkati i saj i vetëm, për të cilën u vu para togës së pushkatimit ishte pse Sokolesha e re e deshi me gjithë shpirt atdheun e saj. Marie Shllaku është martire e demokracisë, e pushkatuar në moshën 24-vjeçare nga komunistët shqiptaro-serb në Prizren. Shkodrania e dashuruar me Kosovën, ishte ndër ata intelektualë shqiptarë të angazhuar maksimalisht për bashkimin e trojeve etnike, duke luftuar me armë kundër forcave komuniste. Ajo mori pjesë në Kuvendin e Drenicës, që ishte thirrur me qëllimin final shpëtimin e Kosovës nga komunistët serbo-malazezë-shqiptarë. Maria u kërcënua vazhdimisht e nga komunistët e të dy krahëve, por asnjëherë nuk u dorëzua në rrugën e saj.

Ajo ishte pjesë e intelektualëve që u pushkatuan në Prizren në nëntor të vitit 1946, pas gjyqit që iu bë asaj bashkë me 26 intelektualët e tjerë të angazhuar për bashkimin e trojeve shqiptare. Sigurimi i Shtetit në bashkëpunim me UDB-në vendosën në atë kohë pushkatimin për Marie Shllakun, 24 vjeç; At Bernard Llupi, 60 vjeç; Kolë Parubi, 41 vjeç; Gjergj Martini, 29 vjeç, të gjithë ishin nga qyteti i Shkodrës, të cilët u dënuan me pretencën finale me 15 korrik 1946, ndërsa pushkatimi u bë në nëntor të po atij viti.

blank

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here