Klerik katolik.Lindi më 7 shkurt të vitit 1886, në Shkodër. Filloren e kreu pranë shkollës françeskane të qytetit, të lartën në Grac e Insbruk të Austrisë. Meshën e parë e tha në Romë. Pastaj filloi detyrën si famullitar, fillimisht në Nikaj-Mërtur, pastaj në Hot, Bizë e Vlorë. Në vitet 1914-1916 mori pjesë në luftimet kundër malazezëve, sidomos në Qafën e Kolçit. Mes viteve 1931-1937 shërbeu si famullitar në Iballë të Pukës, në Palç, në Rapshë e në Vlorë. Më 1941 u dërgua në Pejë, ku më 1946, u arrestua nga UDB-ja. Pas shumë torturash, u pushkatua po këtë vit.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 152
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.