Lek Pervizi / Internimi dhe deklarata e njohjes së vendimit

0
252
blank

Lek Pervizi është një emër i njohur i cili vuajti shumë vite internim në kampet tela me gjemba dhe në vende internimi. Gati gjithë periudhën e regjimit e kaloi në internim.

Përcjellim një praktikë, të vendimit nr.2, datë 3.2.1989 të Komisionit Qendror të Internim-Dëbimeve. Vendimi është nënshkruar nga kryetari zëvendëskryeministri Manush Myftiu, anëtarët, zëvendëskryetari, ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme Qemal Lame dhe kryetari i Gjykatës së Lartë Aranit Çela.

blank

Në vendim, midis të tjerësh, shënohen emrat e Valentin Preng Pervizit dhe Lek Preng Pervizit, me numrat 14 dhe 15. Shkruhej për ta: “Të përmendurit janë internuar qysh nga viti 1954, për arsye se babai i tyre ka qenë kriminel lufte, ish-komandant i forcave mercenare të veriut e pas çlirimit është arratisur jashtë shtetit, tani ka vdekur. Aktualisht në ngarkim të tyre nuk ka materiale për veprimtari armiqësore. T’u zgjatet masa e internimit edhe për 5 vjet kohë. Afati i internimit u fillon më datën 5.3.1989 dhe u mbaron më 5.3.1994”.

blank

Informacioni edhe për kaq gjë nuk ishte i saktë. Vëllezërit ishin internuar para vitit 1954, pra gjatë kohës së kampeve tela me gjemba, por shënimi bëhej vetëm për vendimet e komisionit që ishin gjetur. Po ashtu, Preng Pervizi nuk kishte qenë mercenar, por komandant i një fuqie të rregullt. Vihet re elementi se edhe pse babai i tyre kish vdekur, ata mbaheshin në internim.

Valentini kishte edhe një histori që është bërë e njohur tashmë.

Të gjithë të internuarve u komunikohej masa e internimit dhe u merreshin deklarata. Kjo bëhej me qëllimin që nëse kapeshin jashtë territorit të caktuar, pa pasur leje, procedoheshin penalisht dhe dënoheshin deri me 3 vjet heqje lirie.blank

Përveç të internuarit, nënshkruanin përfaqësuesi i pushtetit dhe referenti i zbatim vendimeve penale.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here