Video / Kujtohet në Spaç 50-vjetori i Revoltës

0
89
blank

Të dielën më 21 maj 2023, në rrënojat e kampit-burg të Spaçit, u mblodhën qindra njerëz, të mbijetuar të burgut të Spaçit, protagonistë të revoltës (21-23 maj 1973), Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përfaqësues të komuniteteve fetare, organizata të angazhuara për kujtesën, autoritetet vendore e qendrore dhe të rinj e të reja.

Një aktivitet përkujtimor për katër heronjtë e kësaj revolte, Pal Zefi, Skënder Daja, Dervish Bejko, Hajro Pashai, të cilët u pushkatuan dhe sot janë akoma pa var dhe për të gjithë ata që vuajtën dënimin në këtë kamp-burg gjatë diktaturës komuniste.

Aktiviteti u organizua nga Dioqeza e Rrëshenit në bashkëpunim me organizata dhe institucione në fushën e kujtesës, ku u bë apel që shteti të ndërmarrë hapa konkretë për kthimin e ish-kampit në muze dhe shpalljen e 21 majit si Ditë të Qëndresës kundër regjimit totalitar komunist.

Dramatizimi i revoltës u realizua nga nxënësit e gjimnazit të Rrëshenit mbështetur nga IDMC.

AIDSSH ftoi të pranishmit në pelegrinash në kilometrin e fundit për të kujtuar vuajtjen e familjarëve të ish-të burgosurve.

ISKK solli dokumentarin me dëshmi nga protagonistët e revoltës.

Kujto.al, ishte pjesë e rëndësishme e këtij organizimi me ekspozitën “Jeta në Spaç”, ku u shfaqën grafikisht detaje të jetës së mundimshme të mijëra të burgosurve në kampin e Spaçit, përmes skicave të ekspozuara në njërën prej godinave të burgut.

"Jeta në Spaç" një projekt i realizuar nga kujto.al u mbështet nga Ambasada e Zvicrës dhe Fondacioni Konrad Adenauer.

Videon e aktivitetit mund ta ndiqni duke klikuar në këtë link.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here