I dënuar në kryengritjen e Zhapokikës

0
150
blank

Sefer Yzeir Çelaj (1916-1989), njëri nga njerëzit kryesorë të kryengritjes së Zhapokikës në Tepelenë në vitin 1948, u dënua tri herë nga regjimi komunist. Në vitet 1947, 1948-1966 dhe 1976-1987 vuajti gati 30 vjet heqje lirie. Hyri në burg ku ishte 29 vjeç dhe doli kur ishte 71 vjeç.

 

Dënimi i parë

U arrestua më 29.1.1947 për një çështje jopolitike hasmërie. U dënua nga gjykata civile me 18 vjet burgim. U amnistua sepse pranoi të bëhej bashkëpunëtor i Sigurimit, duke e parë këtë si një rrethanë që do t’i mundësonte daljen nga burgu më 25.6.1947. Me t’u liruar, ai u lidh me elementët antikomunistë. Madje keqinformoi organet e Sigurimit dhe si pasojë mori ndëshkimin e tyre.

 

Dënimi i dytë

U arrestua më 10.10.1948. U akuzua në bazë të nenit 4 të ligjit nr.372, datë 12.12.1946. Pasi keqinformoi organet e Sigurimit, u përfshi në grupin që u dënua për kryengritjen e Zhapokikës, e cila drejtohej nga Bajram Kamberi e Xhemal Brahimi. Gjatë përplasjes me forcat e regjimit, u vranë Salo Didaj nga Luftinja, Mehmet Yzeiri nga Zhapokika dhe Halil Sulo Çelaj nga Kamçisti. Nga forcat e regjimit u vranë shefi i Sigurimit, Xhezo Makashi, një polic i Beratit dhe një ushtar. U cilësua person kryesor në proces. Akuzohej si pjesëtar i skuadrës së “dorës së zezë”. Gjykata Ushtarake Gjirokastër, e drejtuar nga kapiten I Llazi Polena, me pjesëmarrjen e prokurorit kapiten II Mustafa Beqo, me vendimin nr.24, datë 14.5.1949, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me vdekje së bashku me Bajram Ahmetajn (i cili u ekzekutua më 21.7.1949). U la në fuqi me vendimin nr.17, datë 6.7.1949 të Gjykatës së Lartë Ushtarake. Iu fal jeta nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, por dënimi iu kthye me 25 vjet burgim. U lirua më 21.2.1966.

 

Dënimi i tretë

U arrestua më 3.8.1976. U akuzua në bazë të neneve 73/1 dhe 166/2 (shpifja) të Kodit Penal se “kishte shpifur ndaj kryetarit të fshatit dhe agjituar e propaganduar kundër pushtetit popullor”. Deklaroi botërisht se ishte i pafajshëm. Ai kishte vënë një letër në rrugë ku shkruan se babai i kryetarit të këshillit, Selim Selaj kish marrë pjesë në kryengritjen e Zhapokikës. Gjykata e Rrethit Tepelenë, me veprim në Zhapokikë, e drejtuar Skëndo Skëndaj, me pjesëmarrjen e prokurorit Feriat Brati, me vendimin nr.71, datë 18.10.1976, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 11 vjet heqje lirie dhe heqjen e të drejtës zgjedhore për 5 vjet. U lirua më 13.3.1987.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here