Gjyq gjerman për krimet e komunizmit në Shqipëri

0
1815
blank

Çështja Dine - Caja si një leksion për drejtësinë shqiptare dhe elitën politike gjithashtu, një leksion, mbi nevojën për të mësuar të vërtetën e së shkuarës sonë

Nga Luljeta Progni

Një letërporosi që vjen nga drejtësia gjermane ka vënë në lëvizje strukturat e dretësisë në Shqipëri, për ngjarje të ndodhura rreth 35 vjet më parë. Bëhet fjalë për një çështje drejtësie ndërmjet dy shqiptarëve me shtetësi gjermane. Edmond Caja, ish-drejtues i burgut famëkeq të Qafë Barit është përballë Ermira Dines e cila rrjedh nga familje e perndjekur në komunizëm. Dine e akuzon Edmond Cajën për torturë ndaj familjarit të saj. Me porosi të drejtësisë gjermane, në Shqipëri, po mblidhen materiale për të përgatitur akuzën për ish-drejtuesin e burgut Qafë-Bari, mbështetur në rrëfimet e ish-të burgosurve politikë të këtij burgu.

Më poshtë, mund të ndiqni dokumentarin ku ka detaje mjaft interesante të një procesi të pazakontë, gjyqi që s'u bë kurrë në Shqipëri për krimet e komunizmit.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here