Fundi tragjik i djemve të “Harry Fultz”

0
3537
blank

Kostaq Stefa, profesor, u pushkatua nga diktatura komuniste më 2 mars 1948. Spiro Minga, vdiq në internim disa vite më vonë. Neki Radovicka, vdiq nga torturat në hetuesi më 29 maj 1947.

Këta djem të rinj në këtë forografi janë djem të shkollës teknike amerikane në vitin 1925.

blank

Janë katër djem që do të kishin fat të ngjashëm shumë pak vite më vonë kur diktatura komuniste të sundonte Shqipërinë. Në këtë fotografi shfaqen Kostaq Stefa, Spiro Minga, Ibrahim Laçi (Frashëri), Neki Radovicka. Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar fotografinë bashkë me të dhënat që tregojnë për fundin tragjik të djemve të shkollës teknike amerikane.

Kostaq Stefa, profesor, u pushkatua nga diktatura komuniste më 2 mars 1948. Spiro Minga, vdiq në internim disa vite më vonë. Ibrahim Laçi (Frashëri), ish-drejtor i Bibliotekës “Qemal Baholli”, Elbasan ndërsa Neki Radovicka, vdiq nga torturat në hetuesi më 29 maj 1947.

Në një tjetër fotografi të publikuar gjtihashtu nga studiuesi Kastriot Dervishi, shfaqet Anton Shtjefën Delhysa i ekzekutuar më 26 shkurt 1951 në ngjarjen e “bombës në ambasadën sovjetike”.

blank

“Anton Shtjefën Delhysa, lindur më 12.3.1904 në Prizren, në vitin 1927 përfundoi Shkollën Teknike Amerikane në Tiranë. U arrestua më 23 shkurt 1951 dhe u ekzekutua në mbrëmjen e 26 shkurtit 1951 së bashku me 21 persona të tjerë me rastin e dinamitit të legatën sovjetike në Tiranë. Kishte qenë drejtues i disa punimeve të rëndësishme në Tiranë, si p.sh. legata amerikane në Tiranë, e cila u ndërtua nga nxënësit e Shkollës Teknike”, shkruan Dervishi. Ai nënvizon se tek të diplomuarit e vitit 1927, vërehen se ka vdekur në hetuesi edhe Loni Adami. Nxënësit dhe profesorët e Shkollës Teknike Amerikane ishin në shenjestër të diktatorit Enver Hoxha. Shumë prej tyre u pushkatuan, të tjerë u burgosën dhe u internuan nëpër kampet e diktaturës komuniste.

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here