Dokumenti/ “Kartoteka jonë në Sigurim ishte si gjendje civile”

0
1454
blank

Njëri prej oficerëve të sigurimit,  Zymer Halili, thotë se kartoteka (vendi ku mbaheshin dosjet e bashkëpunëtorëve dhe të ndjekurve nga Sigurimi), regjistroi dosje për 1/20 e popullsisë. Anash procesverbalit vihet shënimi “150 mijë dosje”. Po të heqësh fëmijët e vegjël një në 10 veta ka dosje në Sigurim. Ai shkruan edhe për mënyrën e maskimit të vrasjes së Muzafer Pipës.

Referuar procesverbalit të mbledhjes së komunistëve të Sigurimit, mbajtur në dhjetor 1948, i cili është i vështirë në zbardhje sepse fjalitë janë me shkurtesa, rezultojnë deklarata të fortë për hapjen e dosjeve nga Sigurimi për popullsinë, pjesa më e madhe e të cilave nuk ka mbërritur në ditët tona sepse janë asgjësuar qysh në atë kohë. Njëri nga oficerët, Zymer Halil Jerina, i njohur më shumë me emrin Zymer Halili, thotë se kartoteka (vendi ku mbaheshin dosjet e bashkëpunëtorëve dhe të ndjekurve nga Sigurimi, regjistroi dosje për 1/20 e popullsisë. Anash procesverbalit vihet shënimi “150 mijë dosje”. Ai shkruan edhe për mënyrën e maskimit të vrasjes së Muzafer Pipës. Zymeri ka punuar në Shkodër dhe në Tiranë, në qendër. Përveç tij, më poshtë edhe deklarata e një gruaje që flet për gjyqe të përziera, para se të kryhej formaliteti me gjyqtarë e prokurorë.

Zymer Halili:

Në Shkodër kam marrë pjesë në tortura, duke përdorur drurin dhe telefonin. Kontrolluam shtëpinë e një anëtari të partisë (Ahmet Cako) sikur gjoja ky strehonte një të arratisur, të cilit i ishte rritur mendja dhe dukej kokëfortë e i ashpër...

Isuf Tato ka vdek padrejtësisht në spital. Kam vëzhguar anëtarë partie dhe kam vënë në dijeni komitetin qarkor. Mendimi mbi Rahman Uruçin ishte sikur ky ishte shkaku i moskapjes së Hamit Matjanit.

Kartoteka jonë ishte si një zyrë e gjendjes civile, regjistroi 1/20 e banorëve të Shqipërisë. Po të heqësh fëmijët e vegjël një në 10 veta ka dosje në Sigurim. As 25% e 3000 dosjeve që pashë nuk vlejnë të mbahen. 60% e anëtarëve të partisë në ushtri kanë dosje...

Për Rasim Gurin si spiun të amerikanëve pse mbaroi Tekniken.

Pavllo Margariti (pushkatuar-shënim) në fillit të vitit 1947 ka thënë Galip Hatibin mbi Nakon (Spiru) se mund ta bëjmë më vete.

U hap dosje për Mark Ndojën (deputet dhe sekretar i Institutit të Studimeve-shënim).

Muzafer Pipa u torturua rëndë dhe sa kam dëgjuar u ther një gjel për të gënjyer drejtësinë (sepse pasi u torturua me hekur të skuqur deri në kockë, u improvizua “arratisja” nga hetuesia, për të legjenduar, pra përhapja e lajmeve të rreme, se gjoja u vra për këtë shkak-shënim).

Lola Mano:

Në vitin 1945 kemi bërë një gjyq unë, Nesti Kerenxhi e Manush Myftiu dhe për gjysmë ore gjykuam Ludovik Nikajn (edhe një emër i palexueshëm-shënim)....

Myftar Tare dhe Mihallaq Ziçishti kishin nga një gocë. Vaska tha të shikohen./Kujto.al

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here