Dënim për arratisjen me 25 vjet burgim në vitin 1987

0
891
blank

Vetëm dy vjet para se të binte Muri i Berlinit në vendin tonë jepeshin dënime me 25 vite burg për tentativë arratisje dhe i dënuari demaskohej para popullit

Në ish Republikën Demokratike Gjermane, vetëm dy vetë vuajtën dënime me nga 8 vjet burgim. Shumica e kundërshtarëve të regjimit nuk dënoheshin më shumë se 18 muaj heqje lirie (paraburgim kryesisht). Për këtë arsye, regjimi komunist në atë shtet, por edhe në vendet e tjera të Lindjes komuniste ishte shumë më ndryshe se në Shqipëri. Sot është edhe 60-vjetori i nisjes së ndërtimit të murit të Berlinit.

Ne kujtojmë se mur kishim kufirin dhe kush e kalonte atë dënohej maksimalisht. Të ridënuarit edhe më shumë. Dy vjet para se të binte muri i Berlinit, në Shqipëri jepeshin dënimi mjaft të rënda, madje duke kaluar çdo parashikim edhe me Kodin Penal. Kjo bëhej për të futur frikën në popull për të mos guxuar të çonin ndërmend idenë e arratisjes. Edhe ndaj njerëzve të thjeshtë nuk u kursye dënimi i egër.

Osman Ismail Mezja, i vitlindjes 1967, lindur e banues në Peqin, ishte ushtar në Repartin nr.2166 Bulqizë. Nga kushtet e vështira të jetesës mendoi të arratisej jashtë shtetit. Për këtë arsye kali me sukses kufirin më 1.4.1987. Por disa ditë më pas, më 21.4.1987, pala jugosllave, në vazhdë të pabesive të tjera që kish bërë më parë, e dorëzoi në sektorin e Blladës. Osmani u mor i pandehur. Fillimisht u demaskua në publik në Peqin para popullit në mënyrë që ky veprim të shërbente edhe për një qëllim tjetër, e më pas kaloi në gjykim, atje ku kishte kryer “krimin”.

U akuzua për tradhti ndaj atdheut duke u arratisur jashtë shtetit, shmangien përgjithmonë të shërbimit ushtarak dhe largim pa leje nga reparti, në bazë të neneve 47/gj, 139.1, 237/1 të Kodit Penal.
Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Rrethit Dibër me vendimin nr.34, datë 10.8.1987, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie.
U la në fuqi me vendimin nr.10, datë 29.1.1989 të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë. Ishin ndryshimet e mëdha ato i mundësuan lirimin nga burgu më 10.1.1991.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here